Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vizita nje te semuri


Vizita nje te semuri


pacineti

Ebu Se’id el-Hudri , radiallahu anhu., ka treguar se i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ka thene: “Kur e vizitoni nje te semure, e ngushelloni, edhe pse ai ngushellim nuk e nderron fatin e tij, por do t’ia zbuse shqetesimet e tij dhe do ta freskoje shpirtin e tij”.113
Ne kete hadith ka shprehje te simpatise, si shprehje me fisnike e bashkevuajtjes, si dhe menyra me e pershtatshme e sherimit. Nje qendrim i ketille do ta largoje shqetesimin nga vizitori, do ta freskoje shpirtin e tij dhe do t’ia vere zemren ne levizje. Me vone, kjo do te ndihmoje ndryshimin e “natyres” se tij qe te tejkaloje pasojat, e ndonjehere do te dobesoje ose edhe do te zvogeloje simptomat dhe do te munde shkaktarin e semundjes. Ky eshte qellimi qe vjen menjehere pas thirrjes se mjekut dhe eshte mundesia qe mjeku mund te ofroje, e kjo eshte te ngushelloje zemren e te semurit.
Ne te vertete terapia simpatike ndonjehere mund te beje cudira ne sherimin e semundjes ose ne lehtesimin e pasojave te saj. Shpeshhere nje mbeshtetje e tille mbitokesore e ndihmon shpirtin e njeriut, e forcon vullnetin e pacientit dhe i afteson proceset e tij psikofizike per ta mposhtur semundjen. Kur personi i dashur, i respektuar dhe i nderuar e viziton te semurin, individi mund te vertetoje me syte e vet se kjo vizite e forcon shpirtin e te semurit dhe e mbush optimizem duke e gjalleruar permes fjaleve te embla dhe te mira qe ia thote vizitori, por edhe vetem prania e tij i sjell qetesi zemres se pacientit. Faktore te tille ekuilibrues dhe pozitive jane disa nga dobite nga vizita te semurit. Si rezultat i kesaj, vizita te semurit ofron kater lloj dobish, si: dobi momentale per pacientin per te ndihmuar rikonstruktimin e gjendjes se vet trupit dhe disponimit me lejen e All-llahut; dobi per vizitorin; dobi qetesuese per familjen e te semurit dhe mbi te gjitha ka dobi konstruktive per tere bashkesine.
Me heret kemi pare bashkevuajtjen dhe dashurine e te Derguarit te All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ndaj ashabeve te vet kur i kishte vizituar derisa ishin te semure, kur me ze te bute e kishte pyetur te semurin mbi shkallen e shqetesimit te tij, gjendjen dhe ndjenjat e atij casti. Ai ia kthente disponimin e humbur te semurit dhe, duke ia vene doren e tij mbi ballin e te semurit dhe ndonjehere ne gjoksin e tij ndermjet gjinjve dhe lutej per te. Ai percaktonte gjithashtu ilacin e vertete per gjendjen e tij dhe ndonjehere i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, merrte abdest dhe ia lante fytyren ose trupin e te semurit dhe shtonte: “Je mire dhe shendoshe. Kjo mund te jete vizite pastruese e meshires se Zotit”.114
Kjo eshte miresjellje e plote, trajtimi me fisnik dhe karakteristike e vertete e sjelljes.

Një shkrim tjetër i dobishëm  10 Cilësi si ti afrohesh gruas tende nga Imam Ahmedi

Categories

Archives