Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Kur inatosen femrat ato ngjasojnë me foshnjat
Në kohën tonë gjithmonë kishte dashuri sepse kishte rrespekt
Vitamina më e mirë për shpirtin e njeriut është vitamina S
Mjekojini të sëmurët tuaj me sadaka (lëmoshë)
- ticket title
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
- Pasi te hani bamje ja cfare i ndodh trupit tuaj! Ja çfarë ndodh pasi hani bamje.
Të hënën në gjithë Kosovën fillon viti i ri shkollor 2013-2014. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, mësimi fillor dhe i mesëm në nivel vendi zhvillohet në 1113 objekte shkollore, ku do të vijojnë mësimin mbi 420 mijë nxënës dhe 28 mijë mësimdhënës. Klasën e parë do ta fillojnë 29 mijë […]
Të hënën në gjithë Kosovën fillon viti i ri shkollor 2013-2014. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, mësimi fillor dhe i mesëm në nivel vendi zhvillohet në 1113 objekte shkollore, ku do të vijojnë mësimin mbi 420 mijë nxënës dhe 28 mijë mësimdhënës. Klasën e parë do ta fillojnë 29 mijë […]
Viti i ri shkollor, me apo pa cilësi?
By M.I

Të hënën në gjithë Kosovën fillon viti i ri shkollor 2013-2014. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, mësimi fillor dhe i mesëm në nivel vendi zhvillohet në 1113 objekte shkollore, ku do të vijojnë mësimin mbi 420 mijë nxënës dhe 28 mijë mësimdhënës. Klasën e parë do ta fillojnë 29 mijë nxënës.
Viteve të fundit, sistemi i arsimit në Kosovë është ballafaquar me probleme nga më të ndryshmet. Sipas prindërve të nxënësve, ekspertëve të arsimit dhe përfaqësuesve të opozitës, problemet fillojnë nga cilësia e arsimit, klasat e mbipopulluara, politizimi i strukturave udhëheqëse të shkollave, e deri te mos aplikimi i kurikulave të Republikës së Kosovës në nivel vendi.
Po cila është cilësia e arsimit në shkollat fillore dhe ato të mesme?
Nxënësit, madje ata të ciklit të ulët, e paraqesin këtë shqetësim. Blertoni, është nxënës në klasën e katërt në një nga shkollat fillore në Prishtinë. Ai thotë se mësuesja nuk është shumë aktive në procesin mësimor.
“Angazhohemi në shtëpi, për shkak se mësuesja nuk na mëson shumë në të gjitha lëndët. Ne bëjmë zhurmë, sepse mësuesja rri në drejtori, pi kafe me mësueset e tjera dhe bisedon në telefon. Madje, ka raste kur disa nxënës kanë marrë notë të dobët në ndonjë lëndë dhe kur nxënësit kanë kërkuar të pyeten e ta përmirësojnë notën, mësuesja nuk ka pasur kohë”, shprehet Blertoni.
Edhe Afrim Hoti, prind, ankohet për cilësinë e ulët të arsimit:
“Duhet ende punë në këtë drejtim. Ka shumë nxënës nëpër paralele. Nuk mundet një mësues t\’i mësojë 26 deri 30 nxënës për 45 minuta, sa i ka një orë mësimi”, thotë Hoti
Ndërkaq, eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci, vlerëson se cilësia e arsimit në sektorin parauniversitar lë shumë për të dëshiruar. Për të ngritur cilësinë e arsimit, sipas tij, duhet të përmirësohet menaxhimi i shkollave dhe mësimdhënia, sepse nga ta varet se çfarë cilësie ofrohet në shkolla.
“Mendoj se me profesionalizim të pozicionit të drejtorit të shkollës brenda institucionit arsimor, do të ndikohet dukshëm edhe në përmirësimin e cilësisë, sepse drejtorët atëherë do t\’i përgjigjen komunitetit për cilësinë e punës në shkollë dhe jo siç ndodh deri më tani – kryetarit të komunës që nuk ka të bëjë asgjë me arsimin”, thekson Pupovci.
Edhe përfaqësues të subjekteve opozitare në vend kritikojnë autoritetet kompetente për cilësi të dobët të arsimit. Jonuz Salihaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se në disa raste notat e nxënësve nuk rezultojnë me dijen e tyre.
Në anën tjetër, përfaqësues të institucioneve arsimore në vend mohojnë se cilësia nuk është në nivelin e duhur. Të paktën kështu thotë Qazim Çeta, drejtor në shkollën fillore “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë . Ai thotë se shkollën, të cilën e menaxhon, është gjithçka në rregull.
“Ka rregull, ka disiplinë ka mirëvajtje të mësimit, nuk ka mungesa dhe si shkollë, në të gjitha garat e diturisë që marrim pjesë, sidomos këto komunale, renditemi të parët”, shprehet Çeta.
Edhe zyrtarë të Qeverisë, pohojnë përpjekjet në këtë drejtim. Ragip Gjoshi, këshilltar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, thekson se niveli i cilësisë në vend do të arrijë në dijen ekuivalente të shteteve të Bashkimit Evropian.
Ndërkaq, për këtë fillim-vit, Gjoshi thotë se kanë vënë disa parakushte sa i përket cilësisë së arsimit.
“Fillimisht, aplikohet kurikula e re e Republikës se Kosovës në dhjetë shkolla, pastaj kemi filluar reformimin e Fakultetit të Edukimit. Formati i mësimdhënësit do të jetë si në shtetet e Bashkimit Evropian, sepse në tri vitet e para në studimet bazike, mësimdhënësit përgatiten me fakultete gjegjëse”, bën të ditur Gjoshi.
Problem tjetër në këtë sistem që pengon në masë të madhe zhvillimin normal të procesit mësimor, janë klasat e mbipopulluara. /REL/
-
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
-
December 25, 2014 / By M.I Çfarë ndodh nëse ju pini ujë me mjaltë me stomakun bosh?
-
March 10, 2014 / By M.I Cdo te thote te shikosh te vdekurin ne enderr.Komentimi i endrrave Ibn Sirin.
-
September 9, 2014 / By M.I Ja cila është pesha ideale sipas gjatësisë!
-
June 24, 2014 / By M.I Për shtimin e potencës seksuale
-
January 24, 2015 / By M.I Mos flej para se ti drejtohesh Krijuesit me këto tri lutje!
-
December 5, 2014 / By M.I Arrat në kombinim me mjaltë janë ilaç i fuqishëm natyral
-
September 28, 2014 / By M.I Veprat intime në bashkëshortësin sipas Islamit
-
December 14, 2014 / By M.I Pastroni veshkat me këto pije
-
November 29, 2014 / By M.I Heqin qafe puçrrat në fytyre dhe përhapja e urdhjave për 24 orë
-
February 20, 2019 / By M.I – Mos u pikëllo!
-
February 20, 2019 / By M.I Kur inatosen femrat ato ngjasojnë me foshnjat
-
February 20, 2019 / By M.I Në kohën tonë gjithmonë kishte dashuri sepse kishte rrespekt
-
February 20, 2019 / By M.I Vitamina më e mirë për shpirtin e njeriut është vitamina S
-
February 20, 2019 / By M.I Mjekojini të sëmurët tuaj me sadaka (lëmoshë)
-
-
February 19, 2019 / By M.I Kush eshte njeriu ne foto qe dha 220.000€? (foto)
-
February 19, 2019 / By M.I LUTJE E SHKURTËR POR E FUQISHME
-
February 18, 2019 / By M.I Mesazh për të gjithë, por në veçanti për ata që mbahen kryelartë me pushte
-
February 17, 2019 / By M.I A mund të jetë dikush që mund të zërë vendin e nënes?
-
June 4, 2014 / By M.I Si të largojmë erën rëndë të këmbëve
-
April 14, 2014 / By M.I Xhenxhefili a përmendet në Kuranin Famëlartë?
-
March 5, 2014 / By M.I Gruaja boshnjake tregon recetën që e ndihmoi të shërohet nga kanceri
-
May 27, 2014 / By M.I Nëse teshtinë më tepër se tri herë
-
May 28, 2014 / By M.I Ilaçi i mësyshit dhe sihrit
-
June 6, 2014 / By M.I A e keni ditur !?
-
March 6, 2014 / By M.I 5 Ushqimet e ndaluara nga Kurani
-
March 30, 2014 / By M.I Per lëkuren e thatë
-
-