Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vitamina K dhe ushqimet qe ndihmojne koagulimin e gjakut


Vitamina K dhe ushqimet qe ndihmojne koagulimin e gjakut


Termi Gjerman ‘’koagulationsvitamin’’ është burimi nga është nxjerrur shkurtesa e Vitaminës K. Vitamina K është e domosdoshme për koagulim (mpiksje, ngjizje të gjakut), bashkimin e qelizave të gjakut njëra me tjetrën dhe për të ndalur gjakrrjedhjen.
Edhe pse koagulimi është funksioni primar I lidhur me Vitaminën K, Universiteti I Qendrës Mjekësore të Merilendit thekson se kjo Vitaminë gjithashtu është e nevojshme për shëndetin e sistemit tuaj kockor.

Vitamina K më herët është njohur si K1, K2 dhe K3 mirëpo ky lloj klasifikimi është mënjanuar me kalimin e kohës. Të gjitha llojet e Vitaminës K bëjnë pjesë ne grupin e madh kimik të substancave të quajtura Naftokinone e cila pastaj përfshin dy tipa bazë të Vitaminës K: tipi I parë I quajtur Fitokinone, që prodhohet nga bimët dhe tipi I dytë I quajtur Manakinone që prodhohet nga bakteret.
Rreth 90% te Vitaminës K që ne e marrim i takon tipit të Fitokinoneve dhe afro gjysma e kësaj përqindje arrihet nëpërmes perimeve me fleta të gjelbra në të errët.Vitamina K është e rëndësishme në parandalimin dhe trajtimin e gjendjeve shëndetësore në vazhdim:
• Terapinë antikoaguluese
• Frakturat e Kockave
• Insuficiencën kronike të Mëlçisë
• Fibrozën cistike
• Ngurtësimin e Arterieve
• Sëmundjet inflamatore të Zorrëve
• Kancerin e Mëlçisë
• Kancerin e Pankreasit
• Gurët në Veshka
• Nauzenë dhe vjelljen gjatë shtatëzanisë
• Osteopenia (humbja e kockës)
• Osteoporoza (zvogëlim I densitetit të kockës)
• Trombozën.*Kaskada e koagulimit(ngjizjes)
Kaskada e koagulimit është një seri e veçantë e reaksioneve që duhet të zhvillohet sipas radhës së caktuar në mënyrë që të formohet mpiksja normale e gjakut. Secila nga këto reaksione përfshin një faktor të ndryshëm koagulimi, të cilat janë proteina. Shtatë nga këto proteina, dhe rrjedhimisht shtatë nga shkallët e kaskadës së koagulimit janë të varura nga Vitamina K për të funksionuar normalisht.*Mungesa e Vitaminës K
Pa sasi të mjaftueshme të Vitaminës K në trup, ju nuk mundeni të keni mpiksje normale të gjakut. Kjo ju shpie ne rrezik të gjakrrjedhjes së pakontrolluar dhe maviosjes. Gjakrrjedhja nga hunda, mishi I dhëmbëve dhe gjaku në urinë dhe jashtëqitje, gjakrrjedhja jonormale gjatë menstruacioneve janë disa nga shenjta e mungesës se Vitaminës K. Fatmirësisht Vitamina K është e disponueshme në ushqime dhe gjithashtu prodhohet nga bakteret që jetojnë në zorrë. Mungesa e kësaj Vitamine në organizëm është e rrallë thekson Universiteti I Qendrës Mjekësore të Merilendit.

*Ushqimet me gjethe jeshile si burim
Vitamina K është e disponueshme në një numër të perimeve me gjethe të gjelbërta. Lakra jeshile është një burim I pasur me Vitaminë K dhe e lehtë për tu mbajtur në mend. Përmban 547mcg të Vitaminës K në një filxhan me gjethe të grira. Perimet e tjera me gjethe të gjelbra si burim I kësaj vitamine janë: lakërishtja, spanaku, marule të gjelbër të errët si dhe në ceklla Zvicerane. Gjithashtu burim I pasur me Vitaminë K është edhe majdanozi, lakra e Brukselit, bishtajat, asparagusi, brokoli, rigoni, selinoja, kastravecët, lulelakra, domatet dhe boronicat.

Fermentimi I ushqimeve mundë të jetë veçanërisht I dobishëm për të rritur përmbajtjen e tyre të Vitaminës K. Një ushqim që konsumohet shumë dhe që mundë të fermentohet në mënyrë që te rritet përmbajtja e saj e Vitaminës K është djathi. Djathi Zviceran Em mental dhe djathi Norvegjez Jarlsberg janë shembuj të djathërave të fermentuar nga bakteret e quajtura Propionibakterie. Këto baktere mundë të prodhojnë sasi të mëdha të Vitaminës K në formë të Menakinonit -9 (H4), apo MK-9(H4). Sikurse edhe të gjitha Menakinonet e tjera edhe MK-9(H4) është formë K2 e Vitaminës.
Brenda kësaj kategorie të ushqimeve të fermentuar dhe Vitaminës K një vend shumë I veçantë duhet siguruar për ushqimet e fermentuara të sojës. Bacilus Subtilis nuk është mikroorganizmi më I famshëm I përdorur për fermentimin e sojës. Në fakt më I njohuri është myku Aspergillus Oryzae e cila është përdorur për fermentimin e shumë pastave të sojës, salcave te sojës etj. Mirëpo në kontekst të dobive nga Vitamina K bakteret Bacillus mundë të jenë ndër mikroorganizmat më të rëndësishëm të shfrytëzuar në fermentimin e sojës duke u bazuar në aftësinë e tyre për të prodhuar formën K2 të Vitaminës të quajtur Menakinon-7 ose (MK-7).
Studimet kanë shfaqur se vlerat e mëdha të MK-7 në gjak kanë rezultuar me rrezik më të ulët për frakturë të kockave ijore tek gratë dhe vlera e këtij përbërësi MK-7 është rritur pas konsumimit të ushqimeve të fermentuara të sojës nga Bacillus bakteret. Një aspekt fascinues I këtyre ushqimeve të fermentuara të sojës është fakti se pas konsumimit të tyre vihet në veprim aftësia e këtyre baktereve për të qëndruar të gjalla në pjesën e poshtme të zorrëve dhe vazhdojnë të ju furnizojnë me Vitaminë K (në formë të MK-7). Në një studim është pare se 1.6 deri 20 milion Bacillus baktere (për gram jashtëqitje) kanë mbetur gjallë deri në 6 ditë pas konsumimit të ushqimit.
Gjithashtu mishrat dhe vezët janë ndër ushqimet më të zakonshme që janë burimet tona për Menakinon MK-7.
Pasiqë Vitamina K është vitaminë lipo-solubile(e tretshme në yndyrëra), ushqimet sa më pak që janë të koncentruar me ujë aq më shumë përmbajnë Vitaminë K. Përshembull pasta e domateve është më e pasur me Vitaminë K se sa domatja e freskët.
Gjithashtu gjethet e jashtme të perimeve janë më të pasura me Vitaminë K se sa ato të brendshmet andaj preferohet pastrimi I tyre me kujdes dhe shfrytëzimi ne ushqim se sa hedhja e tyre duke menduar se janë të papastërta.

*Vajrat për gatim
Disa vajra të perimeve janë burim I Vitaminës K. Vaji I sojës është njëra nga burimet më të mira, që përmban 25 mcg Vitaminë K në një lugë gjelle. Vaji I Kanolës mundëson 16.6 mcg të vitaminës K në një lugë gjelle dhe vaji I ullirit mundëson 8.1 mcg në një lugë gjelle. Vajrat e pahidrogjenizuar të perimeve janë të preferueshme, pasiqë hidrogjenizimi e zvogëlon absorbimin e Vitaminës K.
*Marrja adekuate e Vitaminës K
Nevoja për vitaminë K rritet me rritjen tuaj. Me arritjen e moshës 19 vjeçare ju keni nevojë për një sasi maksimale të Vitaminës K. Në këtë moshë dhe moshat më të larta sasia normale e marrjes së Vitaminës K tek meshkujt është 120 mcg në ditë. Te femrat e moshës 19 vjeçare dhe më të moshuara marrja normale e Vitaminës K është 90 mcg në ditë. Instituti I Linus Pauling rekomandon marrjen e sasisë së Vitaminës K duke marrë tabletë multivitaminoze dhe së paku një filxhan të perimeve të gjelbërta në të errët çdo ditë.

Në Vitin 2000, Akademia Nacionale e Shkencave ka vendosur shkallët e marrjes adekuate të Vitaminës K varësisht nga mosha, dhe sasia është e caktuar në formë të mcg/ në ditë :
1. Meshkujt dhe femrat, 0-6 muaj: 2 mcg (microgram)
2. Meshkujt dhe femrat, 7-12 muaj: 2.5 mcg
3. Meshkujt dhe femrat, 1-3 vjet: 30 mcg
4. Meshkujt dhe femrat, 4-8 vjet: 55 mcg
5. Meshkujt dhe femrat, 9-13 vjet : 60 mcg
6. Meshkujt dhe femrat, 14-18 vjet : 75 mcg
7. Meshkujt, 19 vjet e më shumë : 120 mcg
8. Femrat, 19 vjet e më shumë : 90 mcg
9. Femrat shtatzëna dhe gjidhënëse , 18 vjet dhe më të reja : 75 mcg
10. Femrat shtatzëna dhe gjidhënëse, 19 vjet e më shumë : 90 mcg

Referencë:
1.http://www.whfoods.com/genpage.php?tname=nutrient&dbid=112
2. http://www.livestrong.com/article/447125-vitamin-k-blood-clotting-foods/

Përktheu dhe përshtati: Abdurrezak MD

Një shkrim tjetër i dobishëm  Peshqit
Tags: ,

Categories

Archives