Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Vitamina D në luftë kundër sëmundjeve


Vitamina D në luftë kundër sëmundjeve


vitaminaDShumica e njerëzve gjatë muajve dimërorë shmangin aktivitetet fizike në natyrë. Kjo shmangie e ajrit të ftohtë nënkupton edhe shmangien e dritës së diellit.

 Dhe derisa me padurim prisni pranverën, trupit tuaj gjithnjë e më shumë i mungon një vitaminë e rëndësishme, të cilën e përmban një numër i vogël i ushqimeve. Vitamina D është e njohur si vitamina e diellit sepse krijohet në trup gjatë ekspozimit ndaj dritës së diellit. Sasia e nevojshme e vitaminës D është vështirë të merret përmes ushqimit, prandaj ekspozimi në diell ka rëndësi të madhe.

Lajm i shkëlqyeshëm është që në natyrë mund të jeni tërësisht të veshur dhe trupi juaj edhe më tej do të prodhojë vitaminë D. Pse është e rëndësishme vitamina D? I ndihmon trupit për të absorbuar kalciumin nga ushqimi dhe shtesat, ndërsa kalciumi është i domosdoshëm për ruajtjen e shëndetit të eshtrave. Vitamina D luan rol të rëndësishëm në dërgimin e sinjaleve trunore të gjitha pjesëve të trupit dhe forcon imunitetin. Duhet të kryhen hulumtime të mëtejshme, por shkencëtarët kanë dëshmuar që vitamina D redukton rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të ndryshme.

Sëmundja e Alzherimerit Shkencëtarët amerikanë kanë dëshmuar që acidet yndyrore omega 3 dhe vitamina D kanë efekt kundërinflamator dhe reduktojnë grumbullimin e shtresave pllakore në tru, i cili është një nga shkaqet kryesore të sëmundjes së Alzheimerit. Diabeti Konsumimi përditshëm i vitaminës D përmes suplementeve redukton rrezikun nga krijimi i diabetit të tipit 1 për madje 50 për qind. Kanceri i gjirit – Shkencëtarët kanë konstatuar që femrat të cilat rregullisht konsumojnë vitaminë D, veçanërisht gjatë menopauzës, kanë madje 3 herë rrezik më të vogël për t’u prekur nga kanceri i gjirit./mesazhi

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Ilaçet e rrezikshme

Categories

Archives