Thursday, 21/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vitamina C dhe zinku, antioksidues të fuqishëm

Vitamina C dhe zinku, antioksidues të fuqishëm

Vitamina C dhe zinku, antioksidues të fuqishëm

Antioksiduesit janë komponime që zvogëlojnë nivelin e radikaleve të lira në trup.

Radikalet e lira rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit të tipit 2 dhe llojeve të ndryshme të kancerit.

Studime të shumta kanë treguar se rritja e konsumimit të antioksiduesve përmirësojnë shëndetin tuaj dhe shtojnë jetëgjatësinë.

Megjithatë, kur është fjala për efikasitetin e antioksiduesve, është e rëndësishme të theksojmë dy që janë shumë më efektivë: zinku dhe vitamina C.

Zinku

Zinku është mineral esencial. Kjo do të thotë që trupi ka nevoja për zink në sasi shumë të vogla, por gjithashtu është kritik për shëndetin e mirë.
Ai ka përfitime të mrekullueshme për shëndetin e gjithë organizmit:

-është thelbësor për zhvillimin e qetë të fetusit

-ka një veti të fuqishme antioksiduese

-ka një efekt të fuqishëm antiinflamator

-forcon sistemin imunitar

-mbron shëndetin e syve dhe lëkurës

-ruan punën e qelizave nervore

-përshpejton shërimin e plagëve

-ngadalëson procesin e plakjes

Disa nga burimet e mira të zinkut janë mishi i lopës, mishi i pulës, spinaqi, arrat dhe çokolata.

Vitamina C

Vitamina C është e rëndësishme për pothuajse çdo funksion të trupit. Një nga antioksiduesit më të fuqishëm, forcon imunitetin dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh. Vitamina C për shëndetin ndikon pozitivisht në disa mënyra të ndryshme:

-zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës

-rregullon nivelin e presionit të gjakut

-zvogëlon rrezikun e kancerit dhe osteoartritit

Pothuajse të gjitha llojet e frutave dhe perimeve përmbajnë vitaminë C.

Categories

Archives