Sunday, 18/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Virtyti i faljes dhe mirësisë



Virtyti i faljes dhe mirësisë

Virtyti i faljes dhe mirësisë

 

Në shumë raste, burimi i zemërimit është në gabimet e të tjerëve në sjellje, ai i cili zemërohet patjetër duhet të kupton se çdokush ka mundësi të gabon, duke përfshirë edhe veten e tij. Andaj, kjo qasje ndaj kësaj dukurie, në esencëështë antiteza e zemërimit: falja dhe mirësia.

 

Pasi muslimani të kuptojë rëndësinë dhe vlerën e madhe të këtyre dy cilësive, ai duhet të punojë me veten në përvetësimin e tyre. Kur ai bëhet falës, i butë dhe i qetë, rastet ku do ta kaplojë zemërimi do të jenë shumë të rralla.

 

Kur’ani i udhëzon njerëzit drejt faljes, bile në disa raste kërkon të hiqet dorë nga ndonjë e drejtë e tyre. Për shembull, All-llahu subhanehu ue teala thotë:

 

“Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit“ (El-A’raf; 199)

 

Gjithashtu, kur i përshkruan besimtarët, Ai thotë:

 

“Dhe për ata që kur i godet ndonjë padrejtësi e madhe, i bëjnë qëndresë dhe marrin hak. Shpërblimi për të keqen është i njëjtë me atë të keqe. Por, atë që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i All-llahut. Ai, në të vërtetë, nuk i do të padrejtit” (Esh-Shu’ra; 39-40)

 

Më pas All-llahu i lavdëron ata të cilët përmbahen në hidhërim dhe i falin të tjerët. Ai thotë:

 

“Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe xhennetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e toka dhe qëështë përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. All-llahu i do bamirësit” (Ali Imran; 133-134)

 

Kërkimi i mbrojtjes së All-llahut prej djallit: Sulejman ibën Sard (All-llahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: Unë isha ulur me Profetin salallahu alejhi ue selem dhe dy burra po fyenin njëri-tjetrin, njëri prej tyre ishte skuqur në fytyrë dhe venat e qafës i kishin kërcyer. Profeti salallahu alejhi ue selem tha:

 

“Unë di një fjalë, që nëse ai do ta thoshte, ajo që ndien do t’i largohej. Nëse ai thotë: ‘Kërkoj mbrojtje tek All-llahu nga shejtani i mallkuar’, ajo që ndjenë do t’i largohej”[1]

 

Heshtni: I Dërguari i All-llahut, salallahu alejhi ue selem ka thënë:

 

“Nëse dikush prej jush zemërohet, le të heshtë”.[2]

 

Arsyeja se pse duhet të heshtim është se në të shumtën e rasteve, i zemëruari e humb vetëkontrollin dhe ka mundësi të thotë fjalë të kufrit, të mallkojë, ose të divorcojë gruan, të shpifë për dikë me çka tërheq armiqësi kah vetja. Shkurt thënë, heshtja është zgjidhja që i shmang të gjitha këto.

 

Mos ecni: Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

 

“Nëse dikush prej jush zemërohet, le të ulet, nëse zemërimi nuk i kalon, le të shtrihet.”

Transmetuesi i këtij hadithi është Ebu Dherr el-Gifari (All-llahu qoftë i kënaqur me të), dhe hadithi në fjalë ndërlidhet me një ngjarje. Ai po i çonte devetë e tij për të pirë ujë në një koritë, derisa disa të tjerë po kalonin afër tij (duke i thënë njëri-tjetrit) ‘Kush mundet të garojë me Ebu Dherrin në dhënien ujë deveve?’ Një njeri tha ‘Unë’, dhe duke shpejtuar e prishi koritën ku pinin ujë devetë. Ebu Dherri (All-llahu qoftë i kënaqur me të) ishte në këmbë, andaj u ul, e më pas edhe u shtri. Dikush e pyeti atë: ‘O Ebu Dherr, përse u ule e më pas u shtrive’, ai tha: ‘I Dërguari i All-llahut ka thënë: dhe e përmendi hadithin e lartpërmendur.[3]

 

Sipas një transmetimi tjetër, Ebu Dherri ishte duke u dhënë deveve ujë në një koritë, derisa një njeri e zemëroi atë dhe me këtë rast ai u ul…[4]

 

Prej dobive të kësaj këshille profetike është fakti se e ndalon të zemëruarin nga dalja prej kontrollit, sepse mund ta godasë dhe ta lëndojë dikë, apo edhe ta vrasë – siç do të shohim në vijim, apo të shkatërrojë pasuri e kështu me rradhë. Ulja i zvogëlon gjasat e reagimit të gabuar, ndërsa shtrirja edhe më shumë do të ndikon në zvogëlimin e gjasave për të bërë ndonjë çmenduri.

 





El-Alame el-Hatabi, në komentarin e tij tëSunenit të Ebu Davudit thotë: “Ai i cili është në këmbë ka mundësi të godasë dhe të bëjë çrregullime, ndërsa ai qëështë ulur gjasat për të bërë çrregullime janë më të vogla, kurse ai qëështë i shtrirë pothuajse nuk ka mundësi të bën dëm. Mendoj se qëllimi i Profetit salallahu alejhi ue selem në këtë thënie ishte që të mos bën ndonjë dëm i zemëruari. All-llahu e di më mirë.”[5]

 

Ndiqni këshillën e Profetit salallahu alejhi ue selem: Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se një njeri i tha të Dërguarit të All-llahut: “Më këshillo”, ai ia ktheu “Mos u hidhëro”. Njeriu e përsëriti kërkesën disa herë, dhe secilën herë Profeti salallahu alejhi ue selem i thoshte: “Mos u zemëro”.[6]

 

Sipas një transmetimi tjetër, njeriu tha: “Meditova rreth fjalëve të Profetit dhe kuptova se zemërimi sjell çdo të keqe.”[7]

 

Mos u zemëro dhe Xhenneti do të jetë i yti[8]: Përkujtimi i premtimeve të All-llahut për të devotshmit që i përmbahen zemërimit dhe lufta me veten në këtë aspekt është një ndër mënyrat më efektive për shuarjen e flakës së zemërimit.

 

Një ndër hadithet që përshkruajnë vlerën e madhe të kesaj është hadithi në vijim:

 

“Kush e mbizotëron hidhërimin kur mund të hakmerret, All-llahu do t’ia mbush zemrën me kënaqësi në Ditën e GjykimIt.”[9]

 

Gjithashtu, shpërblimi tjetër përshkruhet në hadithin në vijim:

 

“Kush e mbizotëron hidhërimin kur mund të hakmerret, All-llahu do ta thërret Ditën e Gjykimit para gjithë njerëzve dhe do ta lë të zgjedhë prej hyrive cilën ta dojë.”[10]

 

Mos i sulmo të tjerët padrejtësisht dhe në mënyrë mizore: sepse do të hasësh në kundërsulm, ku nuk do të merren parasysh pasojat. Ka shumë mënyra për përmirësimin e një vepre të gabuar. Kthimi me sulm duhet të jetë alternativa e fundit. Një zgjidhje tjetër është qëndrimi larg polemikave dhe shakave ku përdoret gënjeshtra ashtu siç na urdhëroi i Dërguari i All-llahut me thënien e tij:

 

“Unë ia garantoj një shtëpi në fund të xhennetit kush e lë polemikën edhe nëse është në të drejtë, një shtëpi në mes të xhennetit për atë që lë gënjeshtrën edhe nëse është duke bërë shaka, një shtëpi në pjesën më të lartë të xhennetit kush ka moral të mirë.”[11]

 

Kjo do t’i eliminon dy prej shkaqeve kryesore të zemërimit.

 

Çlirohu nga mendjemadhësia dhe krenaria: Zëvendësoi këto dyja me modesti dhe cilësi tjera të mirësjelljes. Kjo do t’iu ndihmon atyre që janë të vrazhdë të çlirohen nga kjo sëmundje. Ofroju njerëzve respektin dhe nderimin e duhur, e mos i etiketo ata me gjëra të pahijshme. Ky respekt dhe nderim mund t’u ndihmon atyre të lirohen nga kjo e metë. Mos nxit urrejtje dhe armiqësi të të kaluarës, sepse kjo ndihmon në çrrënjosjen dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje.

[1]Sahih el-Xhami el-Sagir

 

[2]Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij, 1/329; shih Sahihul Xhaami

 

[3]Ky hadith me këtë ngjarje mund të gjindet nëMusnedin e Imam Ahmedit; gjithashtu në Sahihul Xhami nr.694

 

[4]Fejdul Kadir, El Menavi.

[5]Sunen Ebi Davud, me Me’alim es-Sunan, 5141.

[6]Transmeton Buhariu, Fethul Bari, 10/456.

[7]Ahmedi në Musnedin e tij, 5/373.

[8]Hadith i vërtetë, shih Sahih el-Xhami, 7374. Ibën Haxxhir ia përshkruan Tabaranit, shih el-Feth 4/465

[9]Transmeton Tabarani, 12/453, shih Sahih el-Xhami’, 6518

[10]Ebu Davudi, 4777. U vlerësua Hasen (i mirë) në Sahih el-Xhami, 6518

[11]Ebu Davudi