Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Viola odorata (manushaqja,vjollca)



Viola odorata (manushaqja,vjollca)

manushaqja
Viola odorata (manushaqja,vjollca)

Në mjekësi lulet pasi thahen në hije merren në forme infuzi1 g masë për një filxhan ujë kundër kollës, gëlbazës dhe për të nxjerrë djersë. Ajo përdoret edhe në formë shurupi mjekësor i përgatitur në këtë mënyrë: 10 g petale të freskëta futen në 100 gr ujë të zier në një enë të mbyllur dhe në lëngun që fitohet kur kullohet tretet 100 gr sheqer dhe një majë luge vitamin C (jo lugë metali por plastike).

Rrënjët permbajnë vaj esencial, saponine, lëndë të hidhura dhe alkaloidin violine, i cili këshillohet të përdoret si zëvendësues i alkaloidit emetin kundër amebës së dizenterisë.

Lëngu i fituar nga zierja e rrënjëve përdoret edhe kunder dhimbjeve të kokës, pagjumësisë, epilepsisë, për pastrimin e gjakut (ketu përdoret edhe e gjithe bima), kundër rëres në veshka dhe fshikëzen urinare, kundër anginave e plagëve të gojes.





Gjethet e ziera pak e të bëra llapa përdoren kundër plagëve dhe irritimit të fytyrës.

Përdorimi i bimës së manushaqes është i gjerë: kundra kollës, kundër dhimbjeve të kokës, për pastrimin e gjakut.