Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Vidhet sasi e konsiderushme ari në Gostivar

Vidhet sasi e konsiderushme ari në Gostivar

Vjedhës të panjohur nga shtëpia e N.A. (62) nga Gostivari, kanë vjedhur stoli ari në vlerë prej 900.000 denarësh, informon SPB-ja e Tetovës. Vjedhja me gjasë ka ndodhur mbrëmë, në periudhën kur banorët e shtëpisë që gjendet në rrugën e Ilindenit, kanë qenë mysafirë.

Vidhen stoli ari në Gostivar

Policia ka konstatuar se vjedhësit janë futur në shtëpi duke e hapur në mënyrë të dhunshme një nga dritaret e bodrumit. Pas kërkimit të shtëpisë, në njërën nga dhomat e gjumit, vjedhësit kanë gjetur një kuti me dhjetëra copë stoli ari dhe një orë burri, dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia është vënë në kërkim të autorëve të kësaj vepre. /Portalb

Një shkrim tjetër i dobishëm  Goody's grek zëvendëson McDonald's-in amerikan

Categories

Archives