Saturday, 16/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Video shokuese, Policia nis hetimet

Video shokuese, Policia nis hetimet

Policia në Mitrovicë ka filluar hetimet përkitazi me videon shokuese e cila po bënë gjiron në internet.

video shokuese

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë, ka deklaruar për Indeksonline se, policia ka filluar hetimet për videon e publikuar dhe sot në mëngjes ka bërë identifikimin e kryesve të këtij akti.

Nxënësit në video janë të mitur nga shkollat fillore të Mitrovicës.

Policia në këtë rast është dytësore, pasi që sipas ligjit me ketë rast duhet të merret Qendra për Punë Sociale, Drejtoria e Arsimit Komunal, Shkollat dhe prindërit.

——

Rrjetet sociale janë pushtuar nga një video shokuese e një rrahje mes dy nxënësve filloriste nga Mitrovica.

Protagonistja me emrin Duda shihet duke e rrahur shoqen e klasës, pasi që kjo e fundit i paska thënë “nuk po të shkon shkolla”.

Video është incizuar nga nxënësit e shkollës “Musa Hoti” në Mitrovicë.

“Kujt po i thu k*rv…kujt po i thu nuk po i ec shkolla…”, këto janë vetëm disa prej fjalëve që nxënësja agresive Duda i drejtohet shoqes së saj bashkë me dhunën fizike që është shokuese, ashtu sikurse edhe fjalët fyese që nuk i kanë hije një vajze të mitur.

Më poshtë mund t’a gjeni videon shokuese të cilën Duda më vetëdëshirë e kishte porositur të incizoi/Indeksonline/

Categories

Archives