Friday, 24/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Viber tani edhe në kompjuterat personale (linku)


Viber tani edhe në kompjuterat personale (linku)


viberViber tashmë është bërë një shërbim shumë i njohur në mbarë botën, dhe për ta dëshmuar fuqinë e saj, shërbimi i famshëm i thirrjeve telefonike prej sot është vënë në dispozicion edhe për kompjuterët personal.

Kjo do të thotë se prej sot, më shumë se 200 milionë përdoruesit e Viber tani mund të qasen në shërbim edhe nga kompjuterët e tyre personal, dhe të njëjtit do të kenë qasje në kontaktet e tyre të Viber nga dy pajisje – ato mobile, dhe kompjuterë personal.

Zgjerimi i shërbimit edhe për kompjuterë nga Viber, është pjesë e strategjisë së saj të zgjerimit në platforma të ndryshme, të cilat përfshijnë sistemet operative si iOS, Android dhe BlackBerry.

TecCrunch e ka provuar shërbimin për disa ditë, dhe sipas pohimeve të tyre, Viber për desktop është i mrekullueshëm pasi që nuk dallon shumë prej aplikacionit mobil, i cili lejon thirrjen përmes VoIP, dërgimin e mesazheve, dhe video-thirrjet.

Për momentin, video thirrjet vlejnë vetëm për lidhjen desktop-desktop, ndërsa softueri është në dispozicion për Windows dhe Mac.

http://viber.com/products/windows/

/Titulli/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Apple edhe me laps të mençur?

Categories

Archives