Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vetkontrolli dhe emocioni ne Islam



Vetkontrolli dhe emocioni ne Islam

Dashuria është e njohur dhe e respektuar si emocion fisnik, por duhet theksuar se në një marrëdhënie burrë-grua, është e rregulluar për të siguruar ndërtimin e obligimeve afatgjata, dhe jo vetëm të kënaqësive të çastit.

Që të jemi në gjendje për të kuptuar vlerën e emocioneve, ne duhet të shohim, në radhë të parë, kontekstin e tyre. Si myslimanë, ne besojmë se Allahu është Krijues i gjithësisë. Ndër krijimet e Tij të bukura, Ai gjithashtu krijoi njerëzit dhe u dha atyre tipare të shumta: emocionale, shpirtërore, intelektuale dhe fizike, sepse Ai besoi në mbajtjen dhe mbrojtjen e jetës në këtë gjithësi, kështu që, me qëllim që t’i ndihmonte ata në misionin e tyre, Krijuesi nisi lajmëtarë për t’ i mësuar se si të jetojnë jetën e tyre në kuadër të ligjeve të universit të Tij. Në mesazhin e fundit të Allahut ndaj njerëzimit, Islami nuk është vetëm një program adhurimi, po një sistem gjithëpërfshirës, inteligjent dhe praktik i jetës, për shkak se respekton të gjitha komponentet e ndryshme të njeriut në mënyrë të barabartë, dhe i rregullon ato për potencialin e tyre të plotë, duke anashkaluar shtypjen dhe ngurtësimin individual ose vendosjen e tyre krejtësisht të pakontrolluar (që shkakton dëme për komunitetin dhe mjedisin). Emocionet zënë vendin e tyre të rëndësishëm në të gjitha mësimet islame, si një element themelor i shpirtit njerëzor, prandaj le të shqyrtojmë se si pritet të trajtoj emocionet e tij dhe të të tjerëve një mysliman.

Islami dhe menaxhimi emocional:

Ndërveprimi emocional është i pashmangshme. Ne përjetojmë emocione vazhdimisht në jetën tonë të përditshme lidhur me ngjarjet dhe njerëzit. Por, shtrohet pyetja: Deri në çfarë mase duhet të lejojmë veten që këto emocione të ndikojnë dhe të prekin gjendjen tonë? Islami është model për çdo gjë, për të krijuar ekuilibër, në mënyrë që njeriu të jetë gjithmonë në paqe me veten, me universin dhe me Zotin. Është e këshilluar që të shmangim ekstremet në emocionet negative a pozitive, për shembull, lumturi a ekstreme çon në kënaqjen e tepruar për t’i dhënë një ndjenjë të rreme ‘festimi’ (si në gjendjen e dehjes a të drogimit), ndërsa trishtimi ekstrem çon në një gjendje shkatërruese për veten dhe të tjerët (si në vetëvrasje ose për t’u shkaktuar dhembje të tjerëve). Këtu kemi disa shembuj emocionalë lidhur me mësimet në Islam:

1. Emocionet pozitive:

Emocione të tilla, si dashuria, shpresa, entuziazmi, vendosmëria etj., inkurajohen në Kur’an dhe në mësimet e Pejgamberit Muhamed a.s., sepse ato prodhojnë një qëndrim pozitiv për myslimanin në shtëpi, në publik dhe në lidhje me pjesën tjetër të botës, përfshirë të gjitha krijesat e fushat e tjera. Profeti Muhamed a.s. na mëson se askush nuk mund të ketë besim të plotë derisa të mos dojë për të tjerët atë që do për veten e vet, që është një shenjë shumë pozitive e të menduarit. Dashuria është e njohur dhe e respektuar si emocion fisnik, por duhet theksuar se në një marrëdhënie burrë-grua, është e rregulluar për të siguruar ndërtimin e obligimeve afatgjata, dhe jo vetëm të kënaqësive të çastit.

2. Emocionet negative:

Zemërimi, depresioni, urrejtja, zilia … etj., shkurajohen fuqimisht. Është këshilluar që një mysliman të ushtrojë kontroll të rreptë mbi këto emocione shkatërruese, dhe të pendohet nëse ato kanë ndikuar në veprat a qëndrimet e tij ndaj të tjerëve. Për ta bërë këtë, pritet të mbajë lidhje të forta me Zotin dhe për të nxjerrë forcën dhe mbështetjen nga ana e Tij në çdo kohë.
Nëse dikush beson se ka një të Gjithurtë, të Gjithëdijshëm, atëherë duhet të kuptojë e të jetë i vetëdijshëm se çdo gjë ndodh për një arsye të mirë brenda një mirësie te urtë, të mençur dhe të drejtë, dhe në këtë mënyrë nuk do të kishte arsye për zili, dëshpërim, ose depresion.

3. Emocionet ricikluese:





Një mysliman është udhëzuar që energjitë negative të emocioneve shkatërrimtare t’i përdorë si avull, për të ecur përpara në një drejtim pozitiv, duke e kthyer atë në energji pozitive. E njëjta gjë vlen edhe për energjinë e tepërt të emocioneve pozitive: në vend që të bëhet euforik a histerik, myslimani duhet të rikanalizojë këtë energji, ta përdorë për diçka konstruktive, – në vend që ta lërë të shkojë ky emocion drejt përfundimit negativ.

4. Bashkëveprimi emocional:

Askush nuk mund të izolojë veten emocionalisht, për rrjedhojë, Islami ofron receta praktike për ndërveprime emocionale:
Ne jemi të udhëzuar për të kontrolluar gjuhën dhe fuqinë fizike, kur të jemi të pikëlluar a të zemëruar. Kur ne reagojmë emocionalisht, kjo duhet bërë në një mënyrë dinjitoze dhe të respektuar. Ne nuk jemi duke menduar që
t’i lëmë emocionet që të marrin kontrollin e veprimeve tona, veçse, në vend të kësaj, ne duhet të marrim kontrollin mbi emocionet tona. Nuk ka asnjë arsyetim për të shkaktuar dëm a shkatërrim. Nuk ka dënim të butë për këto veprime të papërgjegjshme në Islam, pasi veprimet destruktivë që rezultojnë nga emocionet negative, mund të krijojnë një rreth vicioz e negativ dhe një situatë më shumë shkatërruese, e cila pengon balancin e universit paqësor të Zotit. Ne ndërveprojmë emocionalisht me krijesat e tjera në jetën tonë sociale, si dhe kështu jemi të prirur për t’i trajtuar të tjerët me të njëjtin kujdes dhe respekt, për shkak të njerëzve tjerë.

Islami dhe inteligjenca emocionale:

Inteligjenca emocionale ka karakteristika të dukshme në kodin e sjelljes islame, që nuk e ka theksin më shumë në inteligjencën e trashëguar (IQ), po është e fokusuar në aftësitë e inteligjencës emocionale (EQ), që kërkimet e sotme moderne e kanë provuar se mund të jenë aftësi të fituara ose të mësuara dhe që praktikohen nga të gjithë, dhe se ato janë masa e vërtetë e suksesit në jetën praktike. Për shembull: menaxhimi i zemërimit, i inteligjencës sociale dhe i ndjeshmërisë. Ka shumë thënie të Profetit Muhammed a.s. për të inkurajuar ata që alarmohen se si të jenë të kujdesshëm, të mëshirshëm dhe emocionalisht të fortë, dhe duke i marrë parasysh këto cilësi si një shenjë e një mys1imani të vërtetë. Pra, në fakt, e gjithë gama e emocioneve të njeriut njihet dhe respektohet nga Islami. Tek qenie njerëzore është normale të ketë dhe momente dobësimi dhe euforie, ata janë lejuar të përjetojnë të gjitha llojet e ndjenjave, të dyja – të mirat e të këqijat, për aq kohë sa ata të bëjnë një përpjekje serioze për të rifituar ekuilibrin e tyre dhe vetëpërmbajtjen e për t’i kthyer shpejt në kontroll.
Me pak fjalë, Islami ofron një sistem të zbatueshëm për të qenë njerëzit të mençur dhe të fortë, të kenë nën kontroll ndjenjat e tyre, dhe jo e kundërta.

Arta Tahiri