Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vetitë shëruese te lakrës

Vetitë shëruese te lakrës

lakra a
Edhe pse jo te gjithë e dine, lakra ka veçori te mrekullueshme shëruese. Ja per çfarë mund te përdoret ajo.

Per dhembjet reumatike:
Lahet fleta e lakrës, i hiqen damarët, hekuroset me cilindër ose me një shishe që të rrafshohet. Kjo fletë vihet në vendin me dhembje dhe mbulohet me leckë liri, duke e përforcuar me fashë. Kjo përsëritet tri herë në ditë

Për nervin shiatik:
Fleta e lakrës zihet dhe kur është ende e nxehtë, vihet në vend me dhembje.

Për vena të zgjeruara:
Dy herë në ditë vihen fletët e lakrave në plagë të shkaktuara nga venat e zgjeruara, që nga shputat deri lart.

Për djegie:
Fletët e lakrës të freskët vihen mbi vend të djegur; njësoj veprohet edhe kur plaga përgjaket, nëse keni të thatin në trup, por edhe kur pëlcet koka nga dhembja.

Për bronkit:
Vihen 3-4 fletë lakre në gjoks dhe në shpinë, aty ku dhembjet janë më të mëdha, përforcohen me fashë dhe mbahen tërë natën.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Sëmundjet që fitohen nga mishi i derrit

Categories

Archives