Thursday, 21/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vetitë shëruese të ananasit

Vetitë shëruese të ananasit

20150508124746153577

Ananasi është një nga frutat më të përdorshëm në botë. Mund ta përdorni në gatim, por edhe si ilaç shtëpiak.

Është i shijshëm dhe plot veti shëruese, ja disa prej tyre:

Parandalon kollen dhe ftohjen
Ananasi është i mbushur me vitamina C dhe antioksidues. Forcon imunitetin kundër viruseve dhe baktereve. Nëse e hani parandalon ftohjen, kollën dhe gripin.

I mbushur me vitamina dhe minerale
Ananasi është burim i fortë për vitamina dhe minerale. Të gjithë këta përbërës do të ndikojnë të keni një jetë të shëndetshme. Janë të pasur edhe me fibra, kalium, vitamina C, vitamina A dhe fosfor.

Pakëson rrezikun e degjenerimit makular
Ananasi njihet për shërimin e degjenerimit makular. Sëmundja mund të shkaktojë humbjen e shikimit dhe ta dëmtojë syrin. Njerëzit që vuajnë nga degjenerimi makular hasin në probleme për të vozitur, lexuar, njohjen e fytyrave dhe edhe të verbohen krejtësisht.

Forcon eshtrat
Ananasi posedon sasi të madhe të fibrave, mangan dhe kalcium, që ndihmojnë të keni eshtra dhe muskuj të shëndetshëm. Pini një gotë lëng ananasi në ditë dhe mbuloni nevojat ditore të manganit.

Categories

Archives