Thursday, 15/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vetitë kuruese të farave të zeza



Vetitë kuruese të farave të zeza

fara

Farat e zeza, janë substancë unike, që përdoren në kuzhinat indiane dhe në Lindjen e Mesme. Që nga kohërat antike këto fara dhe vaji i tyre është përdorur për qëllime të ndryshme shëruese. Këto fara janë të pasura edhe me kalcium, fibra, hekur, kalium, karbohidrate dhe yndyra të shëndetshme. Disa nga vetitë e tyre kuruese janë;

Ulin shtypjen e lartë të gjakut
Sipas një studimi nga viti 2008, të publikuar në “Fundamental & Clinical Pharmacology”, përdorimi i përditshëm i farave të zeza për dy muaj ka efekte në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Për më shumë, këto fara ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq.

Kontrollojnë diabetin, tipin 2
Farat e zeza kanë kontroll glikemik te pacientët me diabet, tipi 2. Sipas një studimit nga viti 2010, I publikuar në revistën “Physiology and Pharmacology”, një dozë ditore prej 2 gramë fara të zeza mund të ketë dobi në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, te personat me diabet, tipi 2. Këto fara po ashtu ndikojnë si masë parandaluese e diabetit.





Promovojnë shëndetin e mëlçisë
Farat e zeza po ashtu e promovjnë shëndetin e mëlçisë. Në mënyrë të hatashme ndihmojnë në eliminimin e helmeve nga trupi.Vaji i farave të zeza ka treguar përmirësim në punën e mëlçisë, ai mbron mekanizmin e punës, redukton komplikimet dhe sëmundjet e mëlçisë. Për ta përmirësuar punën e mëlçisë dhe për të parandaluar dëmtimin dhe sëmundjet e saj, përfshini farat e zeza në bazë ditore të farave të zeza.

Forcon kujtesën
Farat e zeza madje edhe mund ta forcojnë shëndetin e trurit tuaj. Falë substancave të tyre kundër inflamacioneve dhe mbrojtjes së neuroneve, farat e zeza përmirësojnë kujtesën. Sipas studimit nga viti 2013 u publikuar në “Journal of Ethnopharmacology”, njerëzit që kanë marrë dy kapsula me nga 500 mg pluhur të pastër të farave të zeza, kishin kujtesë, përqendrim dhe vëmendje më të fortë, në krahasim me ata që kishin marrë placebo.

Trajton astmën
Vaji i farave të zeza ka një efekt anti-asmatik në rrugët e frymëmarrjeve. Kjo është vërtetuar në studimin nga viti 2010, I publikuar në revistën “Phytomedicine”. Substancat e vajit ë farave të zeza ndihmojnë në reduktimin e simptomave të astmës dhe promovojnë shërim të këtyre simptomave. Substanca “thymoquinone” në vajin e farave të zeza redukton inflamacionet në rrugët e frymëmarrjes dhe nxit sekretimin e mukozës.

Redukton rrezikun për kancer
Farat e zeza janë shumë efektive në reduktimin e rrezikut të disa llojeve të kancerit, përfshirë atë të gjirit, trurit, atij oral dhe atij të zorrëve. Sipas një studimit nga viti 2012 të publikuar në “Biochemical Pharmacology journal”, substanca “thymoquinone} në farat e zeza ka potencial në shërimin e çrregullimeve inflamatore dhe kancerin.