Tuesday, 21/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vetëvrasja



Vetëvrasja
Vetëvrasja

Në kohën e fundit në vendin tonë është përhapur një dukuri negative e cila po zen vend gjithënjë e më shpesh në vendin tonë e ajo është vetëvrasja. E pa mundur është të kalon një jave e që në gazetat tona të mos jetë një lajm për një gjë të tillë. Çështje e rëndësishme e lidhur ngushtë me çrregullimet e gjëndjes shpirtërore është ajo e vetëvrajes. Vetëvrasja është një mundësi reale në rastet e depresionit. Vetëvrasja zë vendin e tetë në listën e shkaqeve të vdekjeve në popullatën e përgjithshme botërore, por shkaku i tretë në popullatën mes moshës 16-24 vjeç. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo 40 sekonda, diku në botë, një person vret veten.

Sipas Policis së Kosovës nga viti 2000 deri në fillim të vitit 2009, në Kosovë ka pasur 477 vetëvrasje, ku vetëm në muajin janar të këtij viti kishte 8 vetëvrasje dhe 17 tentim vetëvrasje, kurse në Prizren janë regjistruar 5 vetëvrasje.

Megjithatë, kur rastet e vetëvrasjeve bëhen të shpeshta në ndonjë vend muslimanë, alarmi duhet të ngrihet që situata të studiohet me saktësi, të analizohet dhe t’i jepet zgjidhja.

Të dashur vëllezër mysliman! Jeta është një dhuratë nga Allahu, Krijuesi. Është një e drejtë që duhet të ruhet. Njeriu nuk ka asnjë dorë në krijimin e tij. Atij vetëm i është garantuar besimi mbi jetën e tij. Si rezultat të kryesh agresion kundër vetes është një krim që konsekuencat e tij arrijnë gjynahet më të mëdha dhe një ndëshkim të ashpër në jetën e pasme. Profeti (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Është e shenjtë për çdo mysliman, jeta, pasuria, dhe nderi i çdo myslimani” (Muslimi)

Shumë njerëz janë duke bërë një mëkat shumë të madh për shkaqe të ndryshme; ata janë duke e vrarë veten e tyre disa për shkaqe të dashurisë, disa për shkaqe të mungesës së ushqimit, kurse disa të tjerë janë duke vrarë veten e tyre për të shpëtuar nga borxhet në të cilat janë zhytur. Të gjithë këta dhe të tjerët e vrasin veten duke menduar se kjo është zgjidhja e vetme për ta, kurse Allahu i Lartësuar e ka ndaluar vrasjen e vetvetes dhe për ata që e bëjnë një gjë të tillë ka përgatitur një dënim të dhimbshëm.

Allahu i Madhëruar thotë: “…dhe mos mbytni veten tuaj. Vërtet, Allahu është i mëshirueshëm për ju. Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hedhim atë në një zjarr të fortë.” (En-Nisa, 29-30)

O rob i Allahut, si mendon që vetëvrasja është zgjidhje, kurse Allahu i Lartësuar ta ka ndaluar atë?! A nuk mendon se vrasja e vetvetes të sjellë probleme më të mëdha në botën e amshueshme, në jetën ku nuk ka vdekje më? Ti që nuk ke mundësi t’i përballosh vështirësitë e vogla të kësaj bote, si do ta përballosh zjarrin e xhehenemit, lëndë djegëse e të cilit janë gurët dhe njerëzit?

Problemeve të dynjasë ndoshta u ke shpëtuar me vrasjen e vetvetes, mirëpo në Ditën e Gjykimit nuk mund t’i shpëtosh assesi dënimit të Allahut të Madhëruar, që e ka përgatitur për ata që vrasin veten.

Ebu Hurejrah transmeton që i Dërguari (salAllahu alejhi ve selem)  ka thënë:

“Ai që e mbyt veten, do të vazhdojë ta mbysë veten në Xhehennem dhe ai që e ther veten e tij për vdekje do të vazhdojë ta therë veten në Xhehennem”. (Buhari)

Transmeton Xhendeb ibn Abdullahu, se Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë: “Ka qenë një njeri në popujt e mëparshëm, i cili ka pasur plagë dhe prej shqetësimit e ka marrë thikën e tij dhe e ka prerë dorën dhe nuk i është ndalur gjaku derisa ka vdekur. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Më ka paraprirë Mua robi Im në vetveten e tij, për këtë shkak Unë ia kam ndaluar atij xhenetin.” (Buhariu dhe Muslimi)

Fjala e Allahut: “Më ka paraprirë Mua robi Im në vetveten e tij” ka për qëllim që ai njeri nuk ka pritur që të vdesë vetë, mirëpo ka vrarë veten. Kurse për një person i cili ishte plagosur dhe prej dhimbjeve të mëdha që kishte e shpejtoi vdekjen dhe e vrau veten me thikën që kishte, Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) në hadithin që transmeton Ebu Hurejra tha:

“Ai është prej banorëve të zjarrit.” ( Buhariu dhe Muslimi).

Personi i cili e vret veten nuk ka asnjë arsye. Vuajtjet do të jenë më të mëdha nga ato që ai dëshironte të arratisej dhe çfarë ai humbi është shumë më madhe se çfarë ai fitoi duke vrarë veten. Në fakt vështirësitë dhe hallet e kësaj bote që janë të shkaktuara nga sëmundjet, varfëria, poshtërimi dhe mizëria janë të mëdha dhe të dhimbshme por të gjitha ato nuk janë shkas për të shkatërruar jetën.





Dobësimi i besimit e bën personin kur ai kapet nga ndonjë dhimbje ose humbje në biznes ose vuan nga problemet familjare të paaftë për të përballuar çfarë i ka rënë. Ai si rezultat, e shikon botën plotë errësirë dhe si një mundim të idhët, pra i humb shpresat dhe tenton të vrasë veten për t’ju arratisur mundimit.

Nëse çdo anëtari të shoqërisë i jepet një edukim i shëndoshë fetarë, askush nuk do të luajë fatin me lumturinë e përjetshme të tij sepse nga çfarë humb në këtë botë të rëndomtë. Besimi në përcaktimin e të mirës dhe të keqes i bën njerëzit t’i japin një interpretim pozitiv fatkeqësive të kësaj jete duke e pare varfërinë si një largim nga lukset e dynjasë, sëmundjes si një lloj xhihadi, një dështim si një rrugë për në durim dhe shqetësimin si një aspekt shprese.

I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Puna e besimtarëve është e mrekullueshme! Të gjitha punët e tij janë të mira dhe ato janë për askënd tjetër pos besimtarëve. Nëse ai begatohet me prosperitet ai e falënderonAllahun dhe ajo është e mirë për të. Dhe kur atij i bien një fatkeqësi ai duron dhe ajo është gjithashtu e mirë për të”. (Muslimi)

I Gjithëmadhëruari thotë:

“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, por ti përgëzoji durimtarët. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm te Ai kthehemi!” Të tillët janë ata që kanë bekime prej Zotit të tyre dhe mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit”.

(El Bekare:155-157)

Të dashur vëllezër! Kushdo nga ju që ka frikë, shqetësim apo vuajtje le të ngrihet dhe të falet dhe do të çlirohet nga vuajtja dhe do të ketë mendje të qetë. Profeti (salAllahu alejhi ve selem) kur një çështje e shqetësonte thoshte:

“O Bilal, thirr ezanin dhe na çliro (qetëso) me të”. (Ebu Daudi)

Të dashur vëllezër në islam! Disa filma e prezantojnë vetëvrasjen si mjet për t’i ikur problemeve dhe vështirësive. Duke ndikuar mbi psikikën e gjeneratës së kësaj kohe, gjithashtu për të rritur tensionin dhe shqetësimet dhe për të stimuluar dashurinë për alkolin dhe drogat. Në mënyrë që të mbrojë rininë tone nga këto të këqija, ne duhet t’i përfshijmë ata në institucionet tona të edukimit për të kuptuar sprovat, perspektivën islame e kësaj jete të rëndomtë dhe sesi ta përballojmë vështirësitë me durim që nga fëmijëria. Ne duhet gjithashtu të fusim besimin tek Allahu në zemrat e tyre dhe t’i bëjmë ata të kuptojnë konceptin e vërtetë të Imanit në përcaktimin e Allahut dhe për t’i penguar ata nga shikimi i filmave që mund të shkatërrojnë këto koncepte në mendjet e tyre. Komuniteti duhet gjithashtu të forcojë marrëdhëniet shoqërore dhe vëllazërore midis individëve. Imamët dhe dijetarët kanë një rol të madh të luajnë për sa i përket kësaj çështjeje.

Të dashur vëllezër në Besim! Le ta mbyllim këtë temë me thënjen e Profetit (salAllahu alejhi ve selem) : “Kushdo që e hedh veten nga maja e malit dhe e vret veten do të jetë në Xhehennem duke e hedhur veten përgjithmonë (në të njëjtën mënyrë). Kushdo që pi një helm dhe e vret veten do të jetë në Xhehennem duke mbajtur helmin në dorën e tij dhe duke e pirë përgjithmonë. Kushdo që e vret veten me një copë hekuri do ta mbajë atë cope hekuri në dorën e tij nw Xhehennem dhe do ta godasë veten e tij në stomak përgjithmonë”.

 

Vetëvrasja nuk është zgjidhje !

 





Categories

Archives