Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

VETEDIJESIMI e ben JETEN te duket si nje loje e bukur

VETEDIJESIMI e ben JETEN te duket si nje loje e bukur
VETEDIJESIMI e ben JETEN te duket si nje loje e bukur.

Jeta dhe fenomenet jetësore, në shikim të parë, duken shumë te ndërlikuara. Por, të gjitha të ndërlikuarat janë edhe të thjeshta, krejtësisht të thjeshta. Është në mes një fjalë, vetëm një fjalë, që të ndërlikuarat i bën të thjeshta e të thjeshtat i bën të qarta, ajo fjalë quhet: VETËDIJËSIM.

Ata qe jetojne në gjysmëgjumin hipnotik, ecin nëpër jetë si në jerm dhe në çdo hap, ndeshin në pengesa. Ku shpesh nuk dine as te perballen me to. Dhe keta jane te përgjumur e te hutuar. Ata janë të humbur dhe e rëndojnë edhe rrugën nëpër të cilën ecin.

Të humburit… në mjegullnajën e mendimeve nuk arrijnë të jetojnë as te tashmen.

Të humburit… që fluturojnë në krahët e dëshirave të shumta, jetojnë në të gjitha NDOSHTAT e jetës, por asnjëherë nuk e ndiejnë shijen e vërtetë të të jetuarit.

Të humburit… në mendime e dëshira janë kufoma të gjalla, që marrin frymë.

Vetëm me njeriun që jeton çastet e sotme, ate qe ne e quajme të tashmen, mund të bisedosh për jetën-lojë.

Dhe ai njeri i vetëdijësuar përjeton shijen e vërtetë, shijen e plotë të lojës së bukur e të lehtë, që quhet JETE.

Categories

Archives