Monday, 23/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vetebesimi dhe disa te rinj

Vetebesimi dhe disa te rinj

vetbesimi
Vetebesimi dhe disa te rinj

Ka kohe qe angazhohem te kultivoj vetebesimin tek te rinjte.
Mirepo disa prej tyre e kane keqkuptuar kete. Dhe kane aguar mendjemedhenj dhe egocentrike.
Nuk degjojne me te tjeret, as nuk keshillohen me njerez te pjekur e me pervoje. Kujtojne veten plotesisht te pavarur e jonevojtare per shoqerine e boten perreth.
Por te kesh besim ne vetvete, do te thote te besosh se mund te qendrosh ne kembet e tua, e te luftosh ta arrish kete; te udhetosh brenda vetes e te zbulosh endrrat dhe mundesite e saj; te kuptosh deshiren dhe vullnetin e saj; pastaj te udhetosh jashte saj, me durim e guxim, ne rrugen e forcimit e te ngritjes.
Vetebesimi eshte nje ure qe ngrit mes teje dhe mendjes tende, mes teje dhe zemres tende, mes teje dhe fuqive e mundesive tua.
Ngrit urat e komunikimit me vetveten!
Jo per t’i prishur me te tjeret.

Avni Tafili

Categories

Archives