Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vesveset-Obsesionet!


Vesveset-Obsesionet!


vesveset

Mendoj se jam i sëmurë
Mos u kujto por kerko rrugedalje. Nese mendon se ke ndonje semundje ne trupin tend, ilaci me i mire eshte ky: Nis rrugen per ne spital, beji te gjitha analizat, mos ler analize pa bere, nese vertet ke dicka, dije se Allahu ka krijuar ilacin para se te krijoj semundjen dhe ka krijuar rrugedaljen para se te krijoi sproven. Familja, shoqeria, rrethi te gjithe te qendrojn afer, te gjithe i kane syte kah ti, kurse Zoti prej ne Qiell te sheh dhe nga dhembshuria dhe dashuria qe ka per ty ai te sheron dhe meshiron. Merri rekomandimet e mjekut dhe praktikoji, dhe prej nje ores ne tjetren prite sherimin. E nese analizat jane ne rregull, mos e ke marrur jeten inat qe te vazhdosh t’a qajsh vehten se koti?! Atehere falendero Allahun qe je me se i shendosh. Beji pyetje mjekut ne detaje {imtesisht}, per cdo gje qe ti dyshon, derisa te ngopesh dhe te bindesh se ate qe ti je duke menduar nuk eshte e vertet. Dhe pas kesaj inshaAllah do te qetesohesh.

Kam takuar njeri qe me vite nuk ka dalur nga dera e shtepis, duke menduar se e ka zemren te semure, dhe si pasoje e kesaj ai u frigonte se mos vdes ne rruge e nuk do t’a shohin njerezit etj.. por nje dite prej diteve, kur e kishte caktuar Caktuesi Suprem, ai u be i forte dhe beri nje ekage per zemren e tij, i ngrati ishte duke pritur pergjigje te terbuar, porse analizat i thane se zemra e tij i ngjan zemres se nje 5 vjecari, aq e paster, e shendosh dhe e forte. Prej atij çasti ky njeri eshte duke jetuar jeten e vertet. Edhe ti, mos vuaj perpara semundjes se vertet, por merri shkaqet dhe clirohu.

Mos qendro i gozhduar!
Ne castin qe te te vij vesvesja, dhe te filloj te te sjell ngushtesi ne gjoks, djersitje, zbehje ne fytyre, mpirje ne trup, kinse “shterngim te zemres”, ti priti keto mendime me thiken e angazhimit! Si? Mos e ler kete ure t’i shtrij kembet, por pameshirshem kepute. Leviz, puno, angazhohu menjeher me dicka. Fillo merre lapsin dhe nje leter, shkruaj ngjarje nga jeta jote, shkruaj planet per te ardhmen e jetes tende, dil pastro oborrin, thirre shokun tend te ngushte ne telefon, dil me te shko neper vende qe ty te pelqejn. Dhe bej vetem ato pune dhe biseda qe ty te pelqejn. Merru vetem me ate pune qe ti e do, çfaredo qofte ajo, vetem inshA-llah te mos jete veper e ndaluar fetarisht. Pra mos i jep hapesir vesveses te aktivizohet, por menjeher kepute.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Fakte shkencore për qumështin e gjirit

Mendo mbi te mirat qe t’i ka dhuruar Allahu. Zgjuaresin, suksesin, vlerat, miresit, respektin qe kane njerezit ndaj teje. Shihe veten: Syte, veshet, kembet, ushqim te lezetshem. Ndersa ka te tjere qe jane te verber, te tjere shurdh, te tjere qe kane pasuri e bollek, por nga semundja qe kane nuk kane mundesi t’u qendroj ushqimi ne lukthin e tyre, por jetojn me infuzione.

Me masë çdo gjë

“Nuk e ngarkon All-llahu krijesen e vet, sa s’ka mundësi të mbaj”

Të ngarkosh veten përtej mundesis eshte gjynah, dem dhe padrejtesi ndaj vetes. Te harxhosh rezervat e trupit tend do te thote te gjendesh ne buze te ballafaqimit me problemet psiko-shpirterore. Ngarkesat e medhaja mendore dhe te vazhdueshme, mund te sjellin pasoja te ndryshme per shendetin mental dhe njekohesisht humbjen e relacionit me rrethin, ambientin, kohen dhe hapesiren.

“…dhe mos e teproni, se Allahu nuk i do ata te cilet e teprojn”

Mendja: Mendja, perngjason me barkun, nese barku stermbushet plot, do te fillojn dhimbjet, edhe mendja nese stermbushet me shume pune, obligime, angazhime, mendime, meditime, edhe ajo do t’a humb ekuilibrin, dhe? Dhe pas kesaj do te fillojn vesveset, sepse nuk i kontrollon dot sjelljet, humbja e koncentrimit, dyshimet, friga e kote ne gjoks, per arsye se mendja s’ka me aftesi dhe hapesir per t’i menaxhuar situatat dhe per nje kohe te shkurter do t’a ngrej flamurin e bardhë. O njeri, mos u ngarko shume, dhe dije se edhe kjo qe folem eshte nje shkak prej shkaqeve qe te fitosh ngacmime psikike. Sherimi i vetem i kesaj eshte pushimi, derisa te qetesohesh plotesisht, e pas kesaj me masë çdo gje!

Pergatiti: Agron Islami

Categories

Archives