Friday, 25/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vesveset e shejtanit

Vesveset e shejtanit

Vesveset e shejtanit
Ademi a.s dhe gruaja e tij Havaja, jetonin në xhenet, sipas urdhrit të Zotit. Thotë Zoti në Kuran lidhur me këtë:”Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë”. (Bekare, 35)
Në xhenet, Ademi a.s dhe Havaja a.s kishin të siguruar gjithçka, pa lodhje dhe pa mundim.
Që në fillim, Zoti i tregoi Ademit a.s mbi shejtanin, të cilin e etiketoi si armik të Ademit a.s. Kjo ishte që para se shejtani të fillojë me vesveset e tij.
“Pastaj thamë: “O Adem, me të vërtetë që ky është armiku yt dhe i gruas sate, prandaj mos e lini t’ju nxjerrë kurrsesi nga Xheneti, se pastaj do të vuani në mjerim! ” Këtu nuk do të mbetesh kurrë as i uritur e as i zhveshur, dhe nuk do të kesh as etje, as vapë.” (Merjem, 117)
Pra, ato që na thuhen se njeriu i parë ishte i pambuluar dhe më vonë filloi të mbulohet nuk është aspak e vërtetë. Zoti i kishte veshur njerëzit e parë që në xhenet, ashtu siç i mëson si të vishen pasi do të vendosen në tokë.
“O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim. por, petku i devotshmërisë është më i miri.” (Araf, 26)
Ademi a.s dhe e shoqja nuk e njihnin lakuriqësinë që kur u krijuan.
Ibnu Xheriri dhe shumë të tjerë, transmetojnë se Ebu Musa El-eshari ka thënë:”Kur Zoti e zbriti Ademin a.s nga xheneti në tokë, i mësoi të gjithë zanatet.”
Kur Ademi a.s zbriti dhe u vendos në tokë, ishte i ditur, i veshur me rroba dhe njohës i të gjithë zanateve themeltare. Ajo që na mësohet se njerëzit e parë jetonin pa rroba mbi trup, nuk është e saktë. Fiset afrikane dhe të disa vendeve të tjerë që bëjnë një jetë primitive, duke mos mbajtur rroba mbi trup, kanë devijuar nga natyra e pastër me të cilën i krijoi Zoti fillimisht
Në xhenet, Ademi dhe Havaja a.s, nuk do të ndjenin as etje dhe as vapë. Ata do të jetonin në kushte jetese luksi, pa u lodhur dhe pa u mundur.

Categories

Archives