Monday, 16/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Veshtulla



Veshtulla

veshtulla
Viscum album (veshtulla)

Veshtulla është bimë parazite e cila rritet në pemë dhe drunjë të vjetër.

Hulumtimet kanë treguar se ekstraktet nga veshtulla mund t’u ndihmojnë personave që vuajnë nga diabeti. Pasi që ul shtypjen e gjakut, ekstraktet e veshtullës ndihmojnë edhe te migrena.

Veshtulla njihet edhe si ilaç i mirë kundër epilepsisë,ushtimës në vesh dhe kancerit, por ndikon mirë edhe kundër shtypjsë së lartë të gjakut dhe arteriosiderozës. Konsiderohet se krahas kaçes është ilaçi më i mirë natyral për sëmundjet e enëve të gjakut dhe të zemrës, pasi që përmban substanca që rregullojnë shtypjen e gjakut.





Momentalisht po bëhen eksperimente të ndikimit të saj kundër kancerit dhe AIDS-it. Gjethet e saj përdoren për çaj dhe ekstraktet ndihmojnë edhe në shërimin e reumatizmit, artritit dhe forcimit të zemrës.

Receta bazë: Pluhuri nga bima e tharë dhe e imtësuar e bimës apo gjetheve merret dy herë në ditë, aq sa qëndron në majë të thikës. Merret me ujë apo përmes ushqimit. Nëse një lugë e vogël pluhur nga veshtulla lihet për 3 orë në 2 dl ujë të ngrohtë, do të fitoni një ekstrakt, i cili përdoret në dy shujta, gjysma në mëngjes e pjesa tjetër e mbetur në mbrëmje para gjumit.

Mënyra tjetër është që gjashtë lugë të vogla të veshtullës t’i vendosni në 6 dl ujë të ftohtë dhe e lini të qëndrojë 6 deri 8 orë. Më pas e pini gjatë ditës, pa sheqer.





Categories

Archives