Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Veshtiresit me te zakonshme medicinale gjate agjerimit !


Veshtiresit me te zakonshme medicinale gjate agjerimit !


veshitresot medicinale gjate agjerimit
(Meso shkaqet dhe menyren e trajtimit)
*Konstipacioni (Kapsllëku)

Konstipacioni mund të shkakton paraqitjen e hemoroideve, qarjeve në kanalin anal dhe vështirësi të tretjes të shoqëruara me ndjenjën e rëndimit.
Shkaqet: përdorimi i tepëruar i ushqimit jonatyral, pak lëngje në ushqim dhe pak ushqim me fije.
Shërimi: marrja e shtuar të ujit, dhe largimi nga marrja e panevojshme e ushqimit të përpunuar, jonatyral.

*Erërat (gazrat) dhe vështirësit në tretje

Shkaqet: Marrja e tepërt e ushqimit. Marrja e tepëruar e ushqimit të fërguar, të yndyrshëm, të djegstë, si dhe të artikujve ushqimor të cilat prodhojnë gazra si psh., vezët, lakrat, lëngjet e karbonizuara (me gaz) etj.

Shërimi: Mos hani tepër, pini lëngje të pemëve më tepër ose pini vetëm ujë. Largojuni ushqimit të fërguar.

*Përgjumësia (“ulja e tensionit të gjakut”)

Djersitja e sforcuar, plogështia, lodhja, mungesa e energjisë, marramendja, veçanërisht me rastin e ngritjes nga pozita e ulur, zbehja dhe ndjenja se do ta humbas vetëdijen janë simptoma të cilat e shoqërojnë “uljen e tensionit të gjakut”. Kjo ka tendencë që të paraqitet në orët e pasditës.

Shkaqet: Pak lëngje në ushqim ose/dhe marrja e zvogëluar e kripërave.

Shërimi: Qëndroni në ambient më të ftohët, shtoni marrjen e lëngjeve dhe të kripërave gjate syfyrit.

Vërejtje: Tensioni i ulët i gjakut mund të verifikohet vetëm me matjen e tij në momentin kur simptomat e lartpërmendura janë prezente. Personat të cilat lëngojnë nga tensioni i lartë i gjakut duhet që të përshtatin marrjen e medikamenteve gjatë muajit të Ramazanit në këshillim me mjekun e tyre.

*Kokëdhembja
Shkaqet: ndërprerja e marrjes së kafes dhe duhanit; angazhimi i tepëruar gjatë ditës, mungesa e gjumit, uria e cila shtohet kah fundi i ditës. Kur të shoqërohet me “tensionin e ulët të gjakut”, kokëdhembja mund të jetë mjaftë e rëndë dhe poashtu mund që të shkakton mundim dhe vjellje para iftarit.

Shërimi: Filloni zvogëlimin e marrjes së duhanit ose të kafes një deri dy javë para fillimit të muajit Ramazan. Reorganizoni orarin tuaj gjatë muajit të Ramazanit ashtuqë të keni mjaft kohë për gjumë.

*Ulja e sheqerit në gjak

Lodhja, marramendja, plogështia, përqëndrimi i dobët i vemendjes, djersitja e sforcuar, ndjenja e dridhjes së trupit, paaftësia për të kryer aktivitete fizike, kokëdhembja, të rrahurat e shpejtuara të zemrës, janë simptoma të uljes së nivelit të sheqerit në gjak.

Shkaqet (te personat të cilët nuk lëngojnë nga sëmundja e sheqerit): Marrja e tepëruar e ushqimit me sheqerëra veçanërisht para agimit (suhur). Në këtë rast trupi prodhon sasi të tepëruar të insulinit duke e shkaktuar rënjen e nivelit të sheqerit në gjak në orët e pasditës.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Për shkëlqimin e fytyrës së femrës

Shërimi: Hani diq para lindjes së diellit (suhur) dhe kufizoni me këtë rast marrjen e tepëruar të ushqimit me sheqerëra si dhe të lëngjeve.

Vërejtje: Personat të cilët lëngojnë nga sëmundja e sheqerit duhet të kenë parasysh nevojën e përshtatjes së terapisë së rregullt gjatë muajit të Ramazanit, në këshillim me mjekun e tyre.

*Shtangimet e muskujve

Shkaqet: Marrja e pakët e kalciumit, magneziumit dhe kaliumit me ushqim.

Shërimi: Hani ushqim i cili është i pasur me mineralet e lartpërmendura si psh., perime, pemë, produkte të qumështit, mish, dhe hurme.

Vërejtje: Personat të cilët marrin barna kundër tensionit të lartë të gjakut dhe ata të cilët lëngojnë nga gurët në veshkë duhet që të këshillohen me mjekun e tyre.

*Ulçera peptike (i thati në lukth ose në zorrën dymbëdhjetgishtore), djegësima në gjoks, pezmatimi i lukthit dhe hiatus hernia

Shkaqet: Prodhimi i shtuar i thartinës në lukth gjatë muajit të Ramazanit i vështirëson ne disa raste rrethanat e lartpërmendura. Kjo manifestohet me ndjenjë të pakëndshme të djegies në regjionin e lukthit e cila fillon nën brinjë dhe mund të përhapet deri në fyt. Ushqimet e djegësta, kafeja, dhe lëngjet me gazra e keqësojnë këtë gjendje.

Shërimi: Ka barëra me të cilët mund të kontrollohet sasia e thartinës në lukth. Personat të cilët e kanë të verifikuar ulçerën peptike ose hiatus hernin duhet që të këshillohen me mjekun para fillimit të muajit Ramazan dhe gjate tij ne raste te pengesave.

*Gurët në veshkë
Gurët në veshkë mund të lajmërohen tek njerëzit të cilët marrin pak lëngje. Kështuqë është e domosdoshme që të merren më tepër lëngje me qëllim të parandalimit të formimit të tyre.

*Dhembjet në nyje

Shkaqet: Mbingarkimi i nyjeve gjatë faljes së Namazit. Te personat e moshuar dhe te ata të cilët lëngojnë nga pezmatimi i nyjeve (arthritis) kjo mund të manifestohet me dhembje, shtangim, ajtje dhe ndjenjë të pakëndshme në nyje.

Shërimi: Zvogëloni peshën ashtuqë nyjet të lirohen nga pesha e tepërt. Bëni ushtrime për këmbë. Gadishmëria fizike mundëson kryerjen e lehtë të faljes së namazit.

Shkruar nga Fehmi Maloku

Categories

Archives