Monday, 23/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Veset që shkatërrojnë zemrën

Veset që shkatërrojnë zemrën

Ekzistojn tre vese të këtilla dhe sa herë që ndonjëri prej tyre e godet zemrën e njeriut atë e shkatërron dhe dezorienton në përgjithësi

 

Vesi i parë është shikimi i asaj që me fe është e ndaluar të shikohet

Shikimi në atë që me fe është e ndaluar të shikohet është një mga shigjetat helmuese të iblisit. Ai që do ta kontrollojë shikimin e tij do ta shijojë ëmbëlsinë e imanit, ndërsa zemra e tij do të jetë e mbushur me lumturi. Në biografinë e një njeriu theksohet se ai ka shikuar në një grua e aq shumë është dashuruar në të, saqë e ka ndërprerë edhe kryerjen e namazit. Aq shumë është sëmurë nga dashuria ndaj saj, saqë edhe ka vdekur nga kjo dashuri. Ibën Kajjimi rahimehull-llah, na rrëfen për shembujt e njerëzve të këtillë. Ndër të tjerash rrëfen edhe për një njeri i cili e ka shikuar një grua dhe aq shumë është dashuruar në të saqë kjo i ka sjellë sëmundje nga e cila ka vdekur. Kur i janë afruar agonitë e vdekjes, ata që ishin prezent filluan që t’ia pëkujtojnë fjalët: ‘ La ilahe il-lAllah Muhammedun Resulullah’. Por e vetmja gjë që ishte në gjendje ta thotë në momentet e tij të fundit ishin fjalët: ‘Ka cila rrugë shkohet te hamami i Minxhabit’. (Minxhab emri i një lagje të Bagdadit. Ky ka qenë vendi në të cilin ka jetuar e dashura e tij ).

 

Na është i njohur edhe rasti me “Mexhnun Lejla” i cili është çmendur nga dashurijandaj Lejlës. Kur ka ndërprerë ta kujtojë Allahun xh.sh, kur ka ndërprerë ta përkujtojë kënaqësinë e Tij e ka goditur sëmundja e dashurisë dhe aq është çmendur saqë e ka shqyer veshjen e tij dhe ka vdekur në shkretëtirë. Në një nga vargjet e tij ka thënë:

“E humbi vetëdijen edhe pse nuk më bie të fikët,

Shpresoj se mendimet e mia do të takohen me të tuat. 

Shkoj larg prej shtëpive,

Pë të menduar për ty në qetësi.”

Aq shumë ka qarë, saqë edhe njerëzit kanë filluar të qajnë me të. E ka shqyer veshjen e tij, vetëvetes ia ka kafshuar një copë të mishit të tij dhe pas kësaj ka vdekur. Ka qenë kjo me të vërtetë përfundim i keq, ndërsa kjo është pasojë e shikimit në atë që e ka ndaluar Allahu xh.sh që të shikohet. Ilaqi për sëmundje të këtilla është që të ulësh shikimin tënd dhe ta lusësh Allahun xh.sh që ta ruaj dhe mbrojë që sa më shumë të lexojë Kur’an dhe në këtë mënyrë ta pengosh veten që të mendosh për gjëra që nuk i ke të lejuara.

 

Vesi i dytë është dëgjimi i muzikës

Vallë sa ka zënë vend ky ves nëpër shtëpitë tona! Sa e sa familje i ka shkatërruar dhe sa vullnete dhe vendosmëri ka dobësuar! Sa e sa zemra ka shkatërruar dhe të rinj në lajthitje ka çuar, të cilët gjatë tërë natës i lëvizin truapt e tyre me ritmin e muzikës të cilë e dëgjojnë në raste të ndryshme. Nëpërmjet këtij vesi shejtani ka arritur që një numër të madh të rinjve ti nështroj ashtu që tani ata janë ushtarë të besueshëm të tijë dhe natën e kalojnë me muzik e këngë. Disa prej tyre kemi tentuar që ti këshillojmë, por ata të gjitha këshillat i kanë llogaritur si të pavlefshme, duke deklaruar se dikush me pa të drejtë u përzihet në jetë dhe se kjo ofendon ndjenjat e tyre.

 

Për këtë shkak po u drejtohem atyre të cilët brengosen për ardhmërinë që jetën e tyre të mos e çojnë në kotësi dhe në papunësi. Shpesh mund të shohim se organizohen takime me këngëtarët ku flitet për suksesin e tyre, i quajnë yje dhe i pyesin: “Si ka shkëlqyer ylli yt?” Këta këngëtarë të mashtruar përgjigjen: “Nga fëmijria kam punuar me mund të madh, jam munduar dhe kam qenë i durueshëm, derisa nuk e kam arritur këtë sukses.” Pasha Allahun subhanehu ve teala ky është “sukses” në të cilin asnjë i menqur nuk do të lakmojë, vdekja është më e mirë sesa suksesi i këtillë. Ky është sukses i turpit, nënqmimit, pendimit, të jesh muzikant, këngëtar e zemrat e njerëzve ti ktheshë nga udhëzimi i Allahut xh.sh, nga Kur’anin përmendja e Allahut xh.sh !!!

Çfarë suksesi është ky ?

I tilli është që ka mashtruar shumë njerëz, për këtë ruaju mirë nga Ai.

 

Vesi i tretë është përgojimi dhe mbartja e fjalëve

 Ky ves shumë shpejtë në mënyrë efikase e shkatërron zemrën e njeriut, e kthen dhe e largon nga Rruga e Drejtë. Allahu xh.sh ka thënë: “Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, sepse të dëgjuarit, të parit dhe zemra, për të gjitha këto kan përgjegjësi.” (Isra, 36)

 

I Lartësuari po ashtu ka thënë: ” Që ai nuk shpreh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.” (Kaf, 18)

Të folurit e tepërt është shkak që zemra e njerëzve të ngurtësohet. Omeri r.a ka thënë: “Kujdes nga të folurit e tepërt në të cilin nuk përmendet Allahu xh.sh, sepse të folurit e tepërt është shkak për ngurtësimin e zemrës.”  Omeri r.a po ashtu ka thënë: “Sa të çuditshëm që jeni, jeni të sëmurë e nuk kerkoni ilaç. Sëmundja janë mëkatet, ndërsa ilaçi është të përmendurit e Allahut xh.sh.

 

 

Shkëputur nga libri: “Akoma ka shpresë”

Autor: Aid el-Karni

 

Categories

Archives