Sunday, 22/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vertigo



Vertigo
10623088_1677705239125708_985848954366104998_n.png
Vertigo
Vertigo eshte ndjenje, ne fakt nje iluzion qe bota po rrotullohet. Ne disa raste, iluzioni eshte se ju vete po rrotulloheni. Efekti mund te jete i dobet dhe pak i dukshem ne disa raste paraqitet aq ekstrem sa bini menjehere ne toke, sikur ju ka hedhur dikush.
Vertigo e bute eshte shume e zakonshme, rralle vjen me semundje shoqeruese dhe nuk kerkon mjekim. Ndjenja vjen papritmas, mund te zgjase per disa sekonta por ka raste qe eshte konstante dhe zgjat per dite me rradhe; duke e bere shume te veshtire jeten normle te personit.
vertigo
Vertigo mund te shkaktohet nga:
• Frike nga lartesite
• Semundja e udhetimit
• Hipeventilimi
• Vertigo pozicionale paroksizmale beninje – VPPB (Angl., BPPV) kur disa levizje te kokes shkaktojne vertigo
• Migrena – dhimbje te forta te kokes
• Neuriti vestibular – inflamacion i nervit vestibular qe kalon ne veshin e mesem dhe percon mesazhe ne tru per kontrollin e balances.
• Alkoholi
• Ilace e droga te ndryshme
Vertigo ne raste serioze mund te jete tregues per nje semundje te mekanizmit balancues ne veshin e brendshem, sic eshte semundja a Meniere (Meniere’s disease) ose labirintitis, ose nje problem i mekanizmave neurologjike per balacen ne tru, zakonisht vijne nga pamjaftueshmeria me furnizim te gjakut (insuficience vertebro-bazilare) Nga nje tumor ose skleroza multiple.
Shume te moshuar vuajne nga vertigo dhe per sa kohe qe nuk ka simptoma te tjera, problemi zakonisht eshte beninj. Megjitheate, nese vertigo vjen nga shkaqe te pashpjegueshme, duhet te konsultoheni me mjekun.
Burimi : Doctor Besi Medical Information




Categories

Archives