Saturday, 16/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Verbërimi i mendjes

Verbërimi i mendjes

VERBËRIMI I MENDJES

“Ata kanë sy, por nuk shohin…” – ajet kur’anor i çuditshëm. Si ka mundësi që njeriu i shëndoshë të mos sheh, apo të jetë i verbër ndërsa ai sheh?! Ta meditojmë këtë zbulim mahnitës! Në një studim të publikuar kohëve të fundit është vërtetuar se kriminelët vuajnë nga ‘njolla të zeza’ ose të verbra në trurin e tyre. Truri i një njeriu normal ndikohet nga ngjarjet, kështu që, për pasojë, shfaqet një aktivitet – veprim në disa pjesë të caktuara të tij. Pas filmimit të trurit të kriminelit apo vrasësit është vënë re se ka një apo më shumë pjesë të trurit ku nuk reagohet fare dhe nuk i përgjigjet në asnjë forme ngjarjes, të cilën e përjeton. Ndërsa njeriu normal, në rast ballafaqimi me ndonjë imazh kriminal, p.sh. vrasja, atëherë truri i tij reagon: ai frikësohet, stresohet apo edhe ndan ndjenja dhembshurie me viktimën. Shkencëtarët gjatë eksperimenteve kanë vënë re se në rastin e kriminelit këto pjesë janë plotësisht të paralizuara dhe se nuk reagojnë në asnjë mënyrë. Ato mbesin të zeza. I madhëruar qoftë Allahu! Ai ka përshkruar shkatarraqët dhe vagabondët si njerëz syri i të cilëve nuk sheh të vërtetën, dhe ja, ky ngjasim del të jetë e vërtetë e plotë. Thotë Allahu i Madhëruar: A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut? 23. Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre.“ (Muhammed, 22-23) Në të djathtë është trurit i kriminelit, në të cilin shfaqen zonat e errëta ose joaktive ndërsa në anën e majtë është truri i njeriut normal. Marrë nga Universiteti i Kalifornisë. Studim i kryer nga Profesori James Fallon. Neuroshkencëtari gjerman, Gerhard Roth ka zbuluar se në tru ka zona të errëta ose njolla të zeza. Foto e marrë nga rezonanca magnetike bërë trurit të kriminelit, në të cilën vërehen njollat e zeza, veçanërisht në balluke, në pjesën pas syve. Kjo është pjesa që verbërohet tek kriminelët, të cilët, ndonëse shohin, por, përderisa nuk ndikohen dhe përderisa truri i tyre nuk reagon, atëherë ata janë sikur të jenë të verbër. Allahu i Madhëruar duke folur për popullin e Nuhut [alejhiselam] thotë: Po ata e përgënjeshtruan atë (Nuhun), e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije, ndërsa ata që i përgënjeshtruan faktet tona i fundosëm. Vërtet, ata ishin popull i verbër.“ (el-A’rafë, 64.) Referenca: Universiteti i Bremenit. Shkencëtarë kanë nënvizuar se truri i të verbrit funksionon shumë mirë, madje në disa raste edhe më mirë se ai i personit që sheh. Bile, edhe këto pjesët – zonat e trurit që reagojnë tek personi që sheh, funksionojnë po kështu tek i verbri. Truri i tij trajton çështjet e gjuhës dhe zërave në pjesë të caktuara të tij, më mirë se që bën truri i personit që sheh. Tani, a nuk ka ardhur koha që ta kuptojmë shkencërisht këtë ajet: Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.“ (el-A’rafë, 179) Pjesa e ajetit “…ata kanë sy që me ta nuk shohin…”përputhet plotësisht me studimin në fjalë. Përgënjeshtruesi i fjalës së Allahut të Madhëruar, ndonëse ka sy e veshë, megjithëkëtë, ai nuk e sheh të vërtetën eh as që e dëgjon atë. Truri i tij është verbëruar dhe nuk ndikohet fare nga Fjala e Allahut të Madhëruar. Për këtë shkak, Allahu thotë: A është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.“ (err-Rra’d, 19) Për këtë shkak, personi që në këtë botë është shfaqur i verbër para së të vërtetës, në Ditën e Kiametit do të jetë i verbër real- të vërtetë. Thotë Allahu i Madhëruar: E kush ka qenë i verbër në këtë (botë), ai do të jetë edhe në botën tjetër i verbër dhe më i humburi i rrugës së drejtë.“ (el-Isra, 72) E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.“ (Taha, 124) Përfundimisht, i verbër i vërtetë nuk është ai që nuk sheh me sy, por, siç po na mëson Allahu, është ai, zemra e të cilit nuk sheh. Mendja dhe truri i ateistit janë në errësirë dhe nuk ndikohen fare nga e vërteta. Allahu i Madhëruar ka thënë: A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharor.“ (el-Haxh-xhu, 46) Pra, studimi shkencor po vërteton se kriminelët që kanë bërë shprehi vejdhjen dhe vrasjen kanë zona të errëta (njolla) në trurin e tyre dhe të cilët, për këtë shkak, nuk ndikohen nga imazhet dhe fjalët. Truri i tyre, sipas shkencës dhe mjekësisë, llogaritet i verbër parcialisht, gjë që shumë shkurt dhe qartë na e ka thënë Allahu i Madhëruar: Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre.“ (Muhammed, 23) Autor: Abdudaim el-Kehil Burimi: www.kaheel7.com/ar Referencat e punimit në origjinal: http://www.npr.org/templates/story/story.php?storyId=127888976 http://news.discovery.com/human/psychology/does-the-brain-have-anevil-dark-patch-130207.htm http://sharpbrains.com/blog/2011/03/25/how-the-brain-of-a-blindperson-rewires-itself/ http://web.mit.edu/newsoffice/2011/brain-language-0301.html Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI

 

Categories

Archives