Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

I verbëri – Histori shumë domethënëse!


I verbëri – Histori shumë domethënëse!


i verberi

Në një mëngjes të një dite të bukur pranvere, një djalë i verbër ishte ulur në shkallët e një ndërtese, e kishte vendosur tek këmbët një kapelë për të kërkuar para, dhe aty afër mbante një shënim : “Unë jam i verbër, ju lutëm më ndihmoni”.Megjithatë në kapelë pati shumë pak para.

Një burrë që kalonte andej, e pa djaloshin me një fytyrë të dhimbshme, nevojtare dhe që kërkonte para që i vrau syrin.Mori nga xhepi i tij disa monedha dhe ja la në kapelë.Morri shkrimin që e mbante afër dhe e ktheu nga ana tjetër duke shënuar diçka dhe e vendosi përsëri në vend.

Vetëm pas disa minutash njerëzit filluan t’i lënin para dhe djaloshi grumbulloi mjaftë para derisa kur pasdite i njejti burrë që i shkruajti po kalonte andej pari, djaloshi i verbër i ndëgjoi hapat e tij dhe tha : “Ndaluni, a jeni ju ai njeriu që ndryshuat shkrimin tim në tabelë këtë mëngjes? Çfarë keni shkruar?”

Burri tha : “Unë kam shkruajtur atë që e ke shkruajtur edhe ti, por e kam shkruajtur në një mënyrë tjetër”. – ja ktheu burri

Ai kishte shkruar : “Sot është një ditë e bukur, por unë nuk mund ta shohë atë”.

Këshillë : A mendoni se të dyat shenjat treguan të njejtën gjë? Natyrisht, shenja e parë tregoi se djaloshi ishte i verbër, ndërsa shenja e dytë [shkrimi i dytë] ju tregoi atyre se ata janë me fat që nuk janë të verbër dhe po shohin bukuritë e dhuruara nga Allahu.

Një shkrim tjetër i dobishëm  DHURATË PËR ÇDO BURRË QË E NEGLIZHOI DASHURINË NDAJ GRUAS!!

Categories

Archives