Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Veprimi efikas i ilaçit

Veprimi efikas i ilaçit

barna

All-llahu e ka krijuar të birin e Ademit. Ai e ka pajisur çdo pjesë të trupit të tij me ekuilibrin dhe përsosurinë e vet personale. Kur gjymtyra ndien çfarëdo mungese ekuilibri në tërë përsosurinë e vet të lindur ose mungesë suksesi në funksionet e veta natyrore, ajo do të ndiejë dhembje. Gjithashtu All-llahu e ka pajisur zemrën, që është mbret i trupit, me ekuilibrin dhe përsosurinë e vet. Sikur zemra të zhvishej dhe sikur të humbiste çdo ekuilibër, ajo do të ndiente dhembje, vuajtje, pikëllim, depresion, ankth dhe hidhërim. Përveç kësaj, nëse sytë e humbin aftësinë e vet të shikimit dhe nëse veshi e humb aftësinë e vet të dëgjimit, kurse gjuha e humb aftësinë e të folurit, ato e humbin qëllimin e tyre dhe zhvishen nga çdo përsosuri, përkatësisht nuk do të jenë të përsosura.
Natyra e zemrës është krijuar e tillë që ta njohë Krijuesin e vet, për ta dashur Atë, për t’i rritur mirënjohjet e Tij, për ta respektuar njësinë e Tij, për të ndier kënaqësi në praninë e Tij, për t’u kënaqur duke e njohur Atë dhe për të qenë e kënaqur me drejtimin dhe zotërimin e Tij mbi të gjithë. Zemra është krijuar për të qenë e kënaqur me Zotëriun e vet dhe me vendimet e Tij, për të besuar tek Ai, për t’u mbështetur tek Ai, për të dashur atë që e do Ai, për të urrejtur gjithçka që urren Ai, për ta mbrojtur emrin e Tij, për t’i dashur ata që e mbrojnë emrin e Tij dhe që ta mbajë parasysh vazhdimisht Atë, të jetë e mbushur përplot me Të dhe të ruajë kujtimin për Të. Zemra është krijuar për të mos e dashur askë përveç Zotit të vet, për të mos gjetur ndonjë kënaqësi tjetër, përveç tek Ai, që të mos respektojë asgjë tjetër veç Atij dhe zemra është krijuar për të mos e njohur gëzimin, kënaqësinë, ose edhe mos të ndihet e gjallë në mesin e të tjerave, përpos Atij. Një dituri e tillë është kujdes i domosdoshëm që zemra e kërkon për të ekzistuar. Nëse zemrës i mungojnë cilado prej këtyre substancave ushqyese natyrore, atëherë, me siguri, do të ndjehet e sëmurë, dhe për pasojë, do ta mundojnë brengat, pikëllimi, ankthi, pakënaqësia dhe shqetësimi. Ajo do të ndiejë se të gjitha fatkeqësitë e sulmojnë atë, ndërsa ajo bëhet viktimë dhe e burgosur e presioneve të tyre.
Armiqtë më të mëdhenj të zemrës janë: politeizmi, mëkatet dhe mungesa e vullnetit; mungesa e interesimit për shërim të asaj që All-llahu e trajton si mjet për forcim; gjykimi i pakujdesshëm i asaj që Ai e quan të rëndësishme; zvogëlimi i diturive dhe i zbulesave personale të Krijuesit; dashuria edhe e diçkaje tjetër përveç Atij; përshkrimi i kënaqësive në diçka jo Atij, por një tjetri; ndijimi i kënaqësisë jo pranë Tij, por pranë një tjetri; përshkrimi i rivalit të Tij, i cili drejton dhe kontrollon universin; mospajtimi me vendimet e Tij; mungesa e besimit tek Ai; mbështetja tek tjetri përveç Atij; dashuria e dikujt tjetër përveç atij që do Ai; lakmia ndaj asaj që Ai e urren; urrejtja ndaj rregullave të Tij; shqiptimi i emrit të Tij pa respekt; bashkëpunimi me ata që shfrytëzojnë emrin e Tij për ta anatemuar; mosinteresim për Të; meditimi i dobët për Të; refuzimi i kujtimit të Tij; dyshimi në premtimet e Tij; mosmarrja seriozisht e paralajmërimeve të Tij; kërkimi i gëzimeve, kënaqësive, qetësisë dhe lumturisë tek tjetri dhe jo tek Ai dhe në shoqëri me Të dhe, në fund, ndijimi i jetës tek tjetri, e jo tek Ai.
Një sëmundje e tillë do të bëjë që individi të vuajë nga brengat, pikëllimi, ankthi, shqetësimet, pakënaqësitë, demoralizimi, ngarkesat dhe shqetësimet. Nëse individi i shqyrton shumicën e dobësive të zemrës, ai do t’i gjejë në zemër disa nga sëmundjet e përmendura, kurse ilaçi i vërtetë i këtyre sëmundjeve gjendet në ato që janë thënë në hadithet e përmendura më sipër. Në të vërtetë, siç e kemi shqyrtuar edhe në kapitullin paraardhës, çdo sëmundje duhet të shërohet me të kundërtën e vet, kurse shëndeti i mirë mbrohet në mënyrë analoge.
Prandaj shëndeti duhet të mbrohet me anë të traditës më të mirë, e ajo është tradita e të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., kurse sëmundjet shkaktohen për shkak të kundërshtimit të saj. Nga këto tradita individi i njeh: besimi tek uniteti i All-llahut (tevhid) hap dyert e bekimit, të rehatisë, qetësisë, kënaqësisë, mbrojtjes dhe mirëqenies; dhikri ndihmon në pastrimin e sekrecioneve të këqija të trupit (ahlat) dhe substancave të prishura që janë shkaktare të drejtpërdrejta të sëmundjeve. Kjo e ndihmon individin që të ruhet nga përzierja e elementeve të kundërta. Pra, dyert e bekimeve dhe të fatit i hap njohja e unitetit të All-llahut, kurse dyert e të këqijave dhe të dëmeve nga mëkatet i mbyll dhikri dhe kërkimi i ndjesës nga All-llahu.
Sabit bin Karrah e ka shpjeguar njëherë se “mirëqenia fizike vjen kur individi e kufizon ngrënien e ushqimeve; mirëqenia e shpirtit vjen duke u ruajtur nga gjërat e palejueshme, ndërsa mbrojtja e gjuhës vjen nga kufizimi i fjalëve të shumta”. Njëherë mjeku arab kishte thënë: “Për të mbajtur një shëndet të mirë, individi do të duhej të hante më pak, kurse për të pasur zemër të pastër, individi duhet të heqë dorë nga gjërat e palejueshme”. Në të vërtetë mëkatet janë helme për zemër. Nëse nuk e vrasin zemrën, së paku do ta dobësojnë. Kur zemra të jetë dobësuar njëherë, ajo është fare pak rezistente ndaj sëmundjeve të zakonshme. Njëherë mjeku i zemrës, shejh Abdullah bin el-Mubaraku, ka thënë: “ Mëkati e mpin (mbyt) zemrën, ndërsa dhënia pas mëkateve mbjell nënshtrimin. Evitimi i mëkatit e ringjall zemrën dhe është më mirë ta kundërshtosh lakminë e zjarrtë dhe të kontrollosh pasionin”.

kurani sherim

Categories

Archives