Wednesday, 23/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

VEPRIMET PASI TË ZGJOHEMI NGA GJUMI

VEPRIMET PASI TË ZGJOHEMI NGA GJUMI

“VEPRIMET PASI TË ZGJOHEMI NGA GJUMI” ✦

1 ● Fërkimi i fytyrës me duar nga ndikimi i gjumit

Imam Neveviu dhe Ibën Haxheri e kanë rekomanduar këtë veprim, duke u bazuar në një hadith të shënuar nga Imam Muslimi: “…atëherë Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) u zgjua dhe qëndroi ulur duke e fërkuar fytyrën me duart e tij.” [Buhariu, 183]

2 ● Leximi e kësaj duaje (lutjeje):

“الحمد لله الذي أحيانا بعد ما أماتنا وإليه النشور”

Elhamdulil-lahil-ledhi ahjana ba’de ma ematena ue ilejhin-nushur ― (Falënderimi i takon Allahut, i Cili na dha jetë pasi na kishte bërë të vdekur dhe tek Ai do te tubohemi [pas ringjalljes]). [Buhariu, 6312]

3 ● Përdorimi i misvakut (një shkop që përftohet nga pema Arak [Salvadora Persica] për të pastruar dhëmbët)

“Sa herë që Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) zgjohej, madje edhe natën, ai e përdorte misvakun për t’i pastruar dhëmbët.” [Buhariu, 245 dhe Muslimi, 255]

Urtësia prapa kësaj është se, misvaku e freskon dhe e aktivizon trupin dhe eliminon aromat e pakëndshme.

4 ● Futja e ujit në hundë

“Kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi, atëherë le të fut ujë tri herë. Se vërtet shejtani e ka kaluar natën në pjesën e sipërme të hundës.” [Buhariu, 3295 dhe Muslimi, 245. Teksti është sipas Muslimit]

5 ● Larja e duarve tri herë

“Kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi, le të mos e fut dorën e tij në ndonjë enë, veçse pasi ta ketë pastruar dorën tri herë.” [Muslimi, 278]

Categories

Archives