Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vendosja në tokë



Vendosja në tokë

Vendosja në tokë
Edhe pse ishin kokëulur dhe të penduar për atë që kishin bërë, duhej patjetër një qëndrim. Si ishte e mundur që para një sprove kaq të lehtë, të dorëzoheni dhe t’i shkoni pas pasioneve dhe tundimeve tuaja?!
“Zbritni! Ju do të jeni armiq me njëri-tjetrin. Në Tokë do të banoni dhe do të jetoni deri në një kohë të caktuar. Aty do të jetoni, aty do të vdisni dhe prej saj do të ringjalleni.” (Araf, 24-25)
Në ajete të tjera, Zoti e përshkruan këtë moment me fjalët:
“Ne bëmë besëlidhje edhe me Ademin më parë, por ai harroi, sepse nuk ishte i vendosur. Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, të gjithë u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk pranoi. Pastaj thamë: “O Adem, me të vërtetë që ky është armiku yt dhe i gruas sate, prandaj mos e lini t’ju nxjerrë kurrsesi nga Xheneti, se pastaj do të vuani në mjerim! Këtu nuk do të mbetesh kurrë as i uritur e as i zhveshur, dhe nuk do të kesh as etje, as vapë.” Por djalli e cyti: “O Adem, a do të të tregoj pemën e përjetësisë dhe të një mbretërimi që nuk zhduket?” Kështu, ata të dy, (Ademi dhe Havaja), hëngrën nga ajo pemë e u ndërgjegjësuan për lakuriqësinë e tyre, prandaj nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit. Ademi nuk e zbatoi urdhrin e Zotit të vet, kështu që devijoi (nga rruga e drejtë). Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi atë, ia pranoi pendimin, e udhëzoi dhe tha: “Zbritni prej Xhenetit që të dy (Ademi dhe djalli)! Do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Kur t’ju vijë udhëzim nga ana Ime, kush do ta pasojë udhëzimin Tim, as nuk do të humbë, as nuk do të bjerë në mjerim. Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër.” (Taha, 115-124)
Kështu zbriti Ademi a.s në tokë, si pasojë e thyerjes së urdhrit të Zotit. Pasi u pa se Ademi a.s ishte penduar mbi atë që kishte bërë, Zoti i mësoi disa fjalë, si shenjë pendimi. “Ademi mësoi disa fjalë (se si të kërkonte falje) nga Zoti i tij, kështu që Ai ia pranoi pendimin.”
Këto fjalë, Zoti i përmend në Kuran ku thotë:”
“Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit”. (Araf, 22)
Bashkë me Ademin dhe Havanë, në tokë zbriti dhe iblisi. Dijetarët kanë mendime të ndryshme mbi territorin ku u vendosën fillimisht, por mendimi më i arsyeshëm është ai i Ibnu Abasit, që thotë:”Ademi a.s u vendos në Indi, kurse Havaja në Xhidda (Arabia Saudite). Ademi u vu në kërkim të saj, derisa u takuan të dy në Arafat. Prej këtu, ky vend e mori emrin Arafat (njohja).”