Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vendimi Islamik mbi Horoskopin

Vendimi Islamik mbi Horoskopin
horoskopi universi
Jo vetëm që praktikimi i astrologjisë është haram, por gjithashtu edhe vizitimi dhe dëgjimi i një astrologu, blerja e librave mbi astrologjinë apo leximi i horoskopit personal po ashtu janë të ndaluara. Meqë astrologjia kryesisht përdoret për parashikimin e së ardhmes, ata që e praktikojnë atë konsiderohen fatthënës [falltarë]. Si pasojë, ai që kërkon horoskopin e tij bie nën vendimin që gjindet në thënien e Pejgamberit [sallallahu alejhi ue selam]: ‘Namazi [ditor] i atij që i afrohet një fatthënësi dhe e pyet atë në lidhje me ndonjë gjë, s’do të pranohet për dyzet ditë dhe netë.’ [Sahi Muslim vëll. 4p. 1211, nr.5440]

Dënimi në këtë hadith është thjesht vetëm për avitje dhe të bërit pyetje astrologut, edhe nëse personi dyshon lidhur me vërtetësinë e thënies së tij. Nëse personi dyshon në vërtetësinë apo falsitetin e informatës astrologjike, ai dyshon nëse të tjerët e dinë të fshehtën dhe të ardhmen krahas Allahut. Kjo është formë shirku ngase Allahu qartazi thotë:

“Dhe tek Ai janë çelësat e Gajbit [tërë ajo që është e fshehur], askush se di atë pos Tij dhe Ai di për çdo gjë që gjindet në [apo mbi] tokë dhe det; asnjë gjeth nuk bie e Ai të mos e di këtë. Nuk ka grimcë në errësirën e tokës e as ndonjë gjë të njomë apo të thatë, vetëm se është e shkruar në Shënimet e Qarta.” [6:59]

“Thuaj: Askush në qiej dhe tokë nuk e di Gajbin [të fshehtën] përveç Allahut, e as që mund ta dinë se kur do të ringjallen.” [27:65]

Mirëpo, nëse personi beson në parashikimin e horoskopit të tij, qoftë nga një astrolog apo ndonjë shkrim në librat e astrologjisë, ai bie drejpërdrejt në kufër [mosbesim] siç është thënë nga Pejgamberi [sallallahu alejhi ue selam]: ‘Kushdo që viziton një fatthënës dhe beson në atë çka ai thotë, vetëm se ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit.’ [Sunen Ebu Daud vëll.3, f.1095, nr.3895]

Si në hadithin paraprak, hadithi literalisht i referohet fatthënësit por është i aplikueshëm edhe në astrolog. Të dy këta pohojnë dituri për të ardhmen. Pohimi i astrologut është po aq kundërshtues ndaj Teuhidit sa edhe fatthënësi i rëndomtë. Ai pohon se personalitetet e njerëzve janë të përcaktuara nga yjet, dhe se veprat dhe ngjarjet e tyre të ardhshme janë të shkruara në yje. Fatthënësi i rëndomtë pohon se formimi i gjetheve të çajit [apo kafja] në filxhan, apo vijat në pëllëmbë i tregojnë atij gjënë e njëjtë. Në të dy rastet individët pohojnë aftësi në leximin e diturisë së fshehtë të formimit fizik të objekteve të krijuara.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Me Allahun

Besimi në astrologji dhe në horoskope është në kundërshtim të qartë me tekstin dhe shpirtin e Islamit. Në të vërtetë, ai që i hulumton këto shtigje është shpirti i zbrazët, i cili nuk e ka shijuar imanin [besimin] e vërtetë. Në thelb, këto rrugë paraqesin një orvatje të kotë pët t’i ikur Kadrit [fatit] – besimi injorant se nëse e dinë se çfarë i pret të nesërmën, ata mund të përgatitën që sot, në mënyrë që t’i shmangen së keqes dhe ta sigurojnë të mirën. Sidoqoftë, i Dërguari i Allahut qe udhëzuar nga Allahu që të thotë:

“Thuaj [O Muhamed]: Unë nuk posedoj ndonjë autoritet mbi dobinë apo dëmin tim, përveç çka do Allahu. Sikur ta dija gajbin [të fshehten], do të siguroja për vete pasuri me bollëk, dhe kurrfarë e keqe s’do të më ndodhte. Por, unë s’jam tjetër veçse paralajmërues, dhe prurës i lajmeve të gëzueshme për ata që besojnë.” [7:188]

Prandaj, muslimanët e vërtetë obligohen që të rrinë sa më larg këtyre gjërave. Pra, unazat, zingjirët, etj., që kanë shenja të Zodiakut1 në to s’duhet të mbarten, edhe nëse nuk keni besim në to. Ato janë pjesë e një sistemi të fabrikuar i cili propagon kufër dhe i duhet dhënë fund krejtësisht. Asnjë musliman s’duhet të tentojë që ta qëllojë shenjën e tij, e as që ai ose ajo duhet të lexojnë rubrikat e horoskopit në gazeta apo të dëgjojë leximin e tyre. Dhe, cilido musliman që lejon parashikimin astrologjik për të përcaktuar punën e tij, duhet të kërkojë falje prej Allahut dhe ta përtërijë Islamin e tij.

Categories

Archives