Monday, 23/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vendimi dhe përcaktimi (Kadaja dhe Kaderi)



Vendimi dhe përcaktimi (Kadaja dhe Kaderi)

Vendimi dhe përcaktimi“Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (lehvi mahfudh) para se të ndodhë”. (Sure 57:22)

Ngjyra e lapsit u tha e u shterr, fletushkat e secilit u lartësuan në vendin e sigurtë, vendimi i cështjeve mori fund, dhe shënimet u caktuan.

 

“S’na godet asgjë tjetër, përvec asaj që na është caktuar nga Allahu”. (Sure 9:51)

Fatkeqësia që të goditi nuk ka mundur që të mos godasë, e ajo që nuk të ka goditur nuk ka mundur të të gjejë. Me të vërtetë nëse ky hadith i Muhammedit (alejhi Selam) zë vend në besimin tënd që ushqen zemra jote, ngulitet në damarët dhe shpirtin tënd, atëhere fatkeqësitë që kanë qenë të caktuara të ndodhin dhe që nuk ke mundur t’u shmangesh e t’u largohesh, shndërrohen në fatmirësi. Thotë i Dërguari i Allahut (s.a.v.s):

“Atë që Allahu ia do të mirën, e sprovon”.

Prandaj, nëse dëshiron të mbetesh robi i dashur i Allahut (xh.sh), mos e prish zemrën nëse të godet ndonjë e keqe, qëndro besimtar i paluhatur dhe durimtar i fortë përballë të këqijave. Mos u shqetëso dhe trishto së tepërmi për shkak të sëmurjes që të zuri, e për shkak të vdekjes që të mori, për pasurinë që humbe, apo për shtëpin që ta shkrumoi zjarri, sepse kështu ishte vendimi dhe caktimi i Allahut (xh.sh), që patjeter duhej të bëhej. Kjo ishte ajo që zgjodhi Allahu për ty, dhe zgjedhja i takon vetëm Atij, ne s’kemi të drejtë t’i kundërshtojmë zgjedhjet e Allahut se sado të hidhura dhe të rënda qofshin, ato janë në të mirën tonë. Megjithatë, mendja jonë është e kufizuar dhe ne s’kemi zgjuarsi t’i kuptojmë ato kur na godasin! Ti vetëm pajtohu me atë që Allahu ndau për ty, se shpërblimi do të të jepet dhe mëkatet do të të falen. U lumtë atyre që janë të palëkundur ndaj fatkeqësive dhe që pajtohen me atë që marrin nga Allahu xh.h.





“Ai (Allahu) nuk pyetet se cka punon, por ata (njerëzit) pyeten”. (Sure 21:23)

Kurrë nuk do të të qetësohet zemra e as nuk do reshtin përshpëritjet e brendshme, e as nuk do të të largohen ngacmimet e gjoksit përderisa të mos kesh besim të plotë në vendimet dhe përcaktimet e Allahut xh.h, prej orëve të lindjes e deri në momentin e fundit para shuarjes së lëvizjes tënde. Gjithcka që do të shohësh, do të prekësh, e mbi të cilën do të ecësh, të është caktuar, jeta jotë është e përmbledhur dhe e përmbyllur në librin tënd të cilit ti s’ia njef fletët dhe kapakët, libër që gjendet në vend të sigurtë mbrojtjeje, dhe që shënimet e tij përfunduan qysh para lindjës tënde. Pra mos e humb veten, e as kohën duke menduar: sikur të isha munduar do ta kisha ndaluar murin të rrëzohet dhe kroin do ta kisha ndaluar të shpërthejë e të rrjedhë, erën do ta ndaloja të fryejë, qelqin do ta mbroja që të mos thyhej…Ky tru nëse mendon rreth cështjeve të tilla s’është në rregull, dhe mendime të tilla janë trillime. E domosdoshme është që caktimi të realizohet e të bjerë mbi ne, vendimi do të zbatohet:

“E kush të dojë le të besojë, e kush të dojë le të mohojë” (Sure 18:29)

Dorëzoju caktimit të Allahut xh.h dhe gjunjëzoju vendimit të Tij, para se të të mbulojnë të ligat meradhë dhe para se të vajtosh dimbshëm. Pranoji me dëshirë nga qetësimi shpirtëror dhe nga gjerësia e zemrës para se të të kaplojë pendimi i kotë, se ato kanë për të ndodhur! Pra, nëse i ke bërë të githa përpjekjet, e ke shpenzuar energjinë dhe mundin, pastaj përsëri të goditi së cilës i ruhesh me kujdes, do të thotë se mua ajo është dashur të ndodhë, e mos thuaj: Sikur të kisha bërë keshtu e ashtu, do të ishte kështu e ashtu. por thuaj:

Ky ishte caktimi i Allahut, dhe ajo që Ai dëshiron, bëhet.





Categories

Archives