Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Vëllezërit hedhin poshtë akuzat për terrorizëm


Vëllezërit hedhin poshtë akuzat për terrorizëm


Vëllezërit Musliman kanë denoncuar autoritetet egjiptiane të enjten për akuzat ndaj presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi dhe islamikëve të tjerë për terrorizëm dhe komplot me grupet e huaja, duke thënë se akuzat ishin ‘qesharake’.

muslimanet

Vëllezërit gjithashtu përsëriten thirrjet që të gjitha kombet të bëjnë presion mbi Egjiptin për ta liruar Mursin, një ditë pasi prokurori publik ka urdhëruar atë dhe 35 udhëheqës të tjerë të lartë të Vëllezërve për të dalë në gjyq për akuza që mund të rezultojNë më denim me vdejkje.

Prokurori deklaroi se ky është “rasti më i madh për komplot në historinë e Egjiptit”, duke detajuar një “plan terrorist” që daton që nga viti 2005 që implikon edhe grupin palestinez Hamas

Data e gjykimit ende nuk është vendosur.

Në një deklaratë të lëshuar nga Londra dhe të marrë në orët e hershme të enjten, Vëllezërit hodhën poshtë akuzat dhe i quajtën si “ një episod të ri të krimeve të grusht shtetit ushtarak kundër popullit egjiptian.”

“Gjyqëtarët, të cilët rrjedhin nga një pushtet i dhunshëm, vazhdojnë të sajojnë akuza qesharake kundër presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe një numër të udhëheqësve të Vëllazërisë Muslimane” thuhet në deklaratë.

Hamasi, i cili qeveris Rripin e Gazës, gjithashtu hodhi poshtë akuzat kundër tij duke i cilësuar si “trillim dhe gënjeshtër”.

Mursi dhe shumica e udhëheqësve të lartë janë që janë në burg, akuzohen për nxitje të dhunës./mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Hoxha lypës!

Categories

Archives