Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vëllazëria myslimane e gatshme për të marrë pjesë në bisedime

Vëllazëria myslimane e gatshme për të marrë pjesë në bisedime

Vëllazëria myslimane e Egjiptit u shpreh se është e gatshme për të marrë pjesë në bisedimet mbi krizën politike në vend. Zëdhënësi i Vëllazërisë Xhihad El Haddad tha se pranon ndërmjetësimet nga autoriteti kryesor islam i vendit (El Ez’heri), për aq kohë sa ato përpjekje janë në drejtim të duhur.

Vëllazëria myslimane

“Nëse ata u qëndrojnë besnik kërkesave tona që ne i kemi parashtruar, atëherë po, do të futemi në bisedime”, tha El-Haddad për Reuters. Ai shtoi se bisedimet duhet të bazohen në restaurimin e legjitimitetit kushtetues, por shtoi se El Ez’her ende nuk kishte bërë ofertë për Vëllazërinë.

Kreu i El Ez’her, Ahmed el Tajib tha javën e kaluar se do të bëjë thirrje për një takim mbi krizën e vendit, pasi ndërmjetësimi ndërkombëtar dështoi.

Bisedimet e propozuara të El-Ez’herit janë deklaruar publikisht si e vetmja përpjekje për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore.

Haddad tha gjithashtu se Vëllazëria do të marrë parasysh iniciativat e ofruara nga Tayeb, por kundërshtoi mbështetjen e tij ndaj grusht shtetit.

Haddad tha se ka patur kontakte me zyrtarë të tjerë të El Ez’herit, dhe përsëriti se Vëllazëria do të bëjë ç’mos për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në mënyrë paqësore.

/mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  LAVANDA (Lavandula angustifolia)

Categories

Archives