Tuesday, 24/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Veçoritë e ushqimit dhe ilaçet

Veçoritë e ushqimit dhe ilaçet

ushqime

Nëse aroma e ilaçit është e ngrohtë, atëherë ajo është shenjë se edhe vetë ilaçi është i ngrohtë. Nëse nuk ka aromë, ajo është shenjë se është i ftohtë. Nëse aroma është mes së ngrohtës dhe të ftohtës, atëherë i tillë është edhe ilaçi. Ilaçi me shije të ëmbël është i ngrohtë, kurse me shije të njelmtë është i ftohtë. Ilaçi i cili ka shije të yndyrshme paraqet mesin.

 

Ilaçet e thjeshta
Ja se si Buhariu e ka ndarë këtë kapitull në librin e tij Kitab et-Tibb:
Ato ilaçe që nuk kanë efekte të qarta në trup janë në shkallën e parë. Në të dytën janë ato që kanë ndonjë efekt në trup, me kusht që ai efekt të mos jetë i dëmshëm. Nëse kanë efekt negativ, por nuk është vdekjeprurës, atëherë gjenden në shkallën e tretë, e nëse e kalojnë këtë shkallë ato janë kualifikuar si helmuese.
Efekti dhe fuqia e ilaçit dihet (shifet) me anë të matjes, si dhe nga përvoja.
Përbërja e ilaçit mund të jetë artificiale siç është rasti me kundërhelmet, ose natyrore siç është qumështi i cili përbëhet nga djathi, uji dhe ajka.
Nëse aroma e ilaçit është e ngrohtë, atëherë ajo është shenjë se edhe vetë ilaçi është i ngrohtë. Nëse nuk ka aromë, ajo është shenjë se është i ftohtë.

Nëse aroma është mes së ngrohtës dhe të ftohtës, atëherë i tillë është edhe ilaçi. Ilaçi me shije të ëmbël është i ngrohtë, kurse me shije të njelmtë është i ftohtë. Ilaçi i cili ka shije të yndyrshme paraqet mesin.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Edhe token se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.” (Kaf: 7)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mjalti dhe Mjekësia Islame

Kur thuhet `gjithfarë bimësh` mendohet se mund të përdoren për qëllime të ndryshme. Fjala `bukura` mendohet për ngjyra të bukura.
Hasani transmeton hadithin nga Katadeja se kur Sulejmani, sal-lallahu alejhi ve selem, mbori ndërtimin e pallatit, hyri në të që falet, e para tij papritmas u paraqit një kaçubë. Kur e mbaroi namazin, kaçuba e pyti: “Kush je ti?” Kaçuba iu përgjigj: “Unë jam filan kaçuba dhe jam ilaç për atë dhe atë sëmundje, e ajo sëmundje vjen nga kjo dhe kjo”, Atëherë Sulejmani urdhëroi që të pritet ajo kaçubë. Kur e bënë këtë, prap u paraqit ajo kaçubë. Dhe kështu përsëritej nga dita në ditë, derisa Sulejmani, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nuk mësoi çdo gjë për ato dhe shkroi libër për to dhe vetitë e tyre shëruese.
Ibn Abbasi transmeton hadithin e njohur ku qëndron se Sulejmani, sal-lallahu alejhi ve selem, ka mësuar çdo gjë për bimët që janë rritur para tij. Njërën e pyeste: “Kush je ti”. tjetrën: “Cilat janë vetitë e tua shëruese?”
Në këtë mënyrë ka qenë shumë lehtë të mblidhen pjesët e bimëve, të cilat rriteshin prapë nëse preheshin. Dhe nëse ndonjëra nga bimët përmbante ndonjë ilaç, ai këtë e regjistronte. Ky transmetim është marrë nga Ebu Nu`ajmi.

Tags:

Categories

Archives