Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vdiq duke qenë në sexhde

Vdiq duke qenë në sexhde

Ne qytetin e Riadit,një plakë 80 vjeçare, kishte shoqëruar disa gra, por kur kishte parë se ato nuk përfitonin asgjë nga kohët e tyre,ndejat e tyre ishin”thashetheme”,përgojim e shpifje ; filania e shkurtër , filania e gjate ,filania kështu, filania nuk e ka këtë,filania është lëshuar( shkurorëzuar) ,filania është martuar…,ishte larguar prej tyre.

Bisedë, që nëse nuk i largon tërësisht prej Allahut, Subhanehu ve teala, të paktën ua humbë kohën. Mu për këtë u nda prej tyre dhe rrinte vetëm në shtëpi, duke e përmendur Allahun, subhanehu ve teala, në mëngjes e mbrëmje. I ishte shtruar një sexhade, në të cilën e kalonte pjesën më të madhe të natës. Kishte një djalë, që vërtet sillej mirë me të, ishte bamirës i madh me nënën e vet, përveç të cilit pas Allahut,Subhanehu ve teala nuk kishte as kë në këtë dunja.

Një natë prej netëve u ngrit dhe filloi të falej. Në fund të natës- thotë djali i saj- thërriste : O biri im,më janë paralizuar të gjitha gjymtyrët përveç gjuhës. I thashë: Oj nëna ime! Më lejo të dërgoj në spital? Tha: Jo, por më ul disi këtu. Thashë: Jo. Për Zotin do të dërgoj në spital. Allahu e shpërbleftë ishte kureshtar për t’u sjellë mirë me nënën e vet. E morri dhe e dërgoi në spital.

U tubuan mjeket dhe çdo njeri mundohej sipas eksperiencës që kishte të bëjë diç por,dështuan.

U munduan të bëjnë çmos por shërimi është ne dorën e Allahut, Subhanehu ve teala .

Tha nëna: Të bej be në Allahun, subhanehu ve teala, të më kthesh në sexhaden time në shtëpi.

E morri dhe e dërgoi në shtëpi. I ndihmoi të merrte abdes pastaj e ktheu në sexhaden e saj. Filloi të falej.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Duaja në rrezik fatkeqësie

Thotë djali i saj-Allahu e shpërbleftë- pak para namazit të sabahut më thirri nëna dhe thoshte: O Biri im! Po të lë amanet tek Allahu, subhanehu ve teala, i Cili nuk i humbe amanetet. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij ( La Ilahe Il-la Allah Muhammedun Resulullah). Ia dorëzoi shpirtin Zotit të saj.

Djalit të saj nuk i mbet tjetër përveç që t’a pastroj, duke qenë ajo në formë të sexhdes, e veshi në qefin ndërsa ajo ishte në formë të sexhdes, e bartën për t’ia falur namazin e xhenazes ndërsa ajo ishte në formë të sexhdes, e bartën në tabut ndërsa ajo ishte në formë të sexhdes, e sollën te varri ndërsa ajo ishte në formë të sexhdes, ia zgjeruan varrin që të varrosej duke qenë në sexhde… Kush vdes në një gjendje ringjallet në po atë gjendje ,dhe ajo loke inshaAllah do të ringjallet duke i bërë sexhde Zotit të saj!!!

Këtë tregim e ka rrëfyer dijetari i mirënjohur: Ali El Karni

Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami

Marre nga:hadim/

gruja-ne-sexhde

 

Categories

Archives