Tuesday, 22/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vanilja

Vanilja

vanilla
U zbulua nga spanjollët në Meksikë dhe është një fruterëzë me shije të pasur. Bima ka lule delikate dhe pllenimi bëhet nga një bletë e vogël që jeton vetëm në Meksikë. Aroma karakteristike është për shkak të vanilinës dhe që rezulton nga aktiviteti enzimatik gjatë përpunimit. Ajo është aroma e kujtimeve tona të fëmijërisë që përfshijnë akulloret, kremet dhe sapunët.
Ajo ndihmon në tretje, por në sasi të mëdha mund të shkaktojë inflamacion. Kjo stimulon sistemin nervor. Konsiderohet tradicionalisht si tonik i muskujve dhe i mendjes,afrodisiak dhe ndihmon tretjen e ushqimit. Hulumtimi konfirmon disa prej vetive të saj. Burimet e kaluara mjekësore i referohen asaj si një nxitës dhe një antidot për ethet. Kjo është tonike, antiseptike, expectorant në kollë,i bronkitit kronik dhe kollës nga cigaria.
Në eksperimentet e Saint George Hospital në Londër për humbjen e peshës,u vërtetua se, ata që kishin vënë një bandazh vaniljeje humbën tri herë në peshë krahasuar me ata që kishin vënë aromë limoni ose asnjë lloj arome. Vanilja rrit sekretimin e serotoninës, duke reduktuar oreksin për të ngrënë ëmbëlsira.
Gjithashtu, aroma e vaniljes ka efekt qetësues, i cili u gjet dhe u përdor në pacientët që bënin rezonancë manjetike në qendrën antikanceroze të Nju Jorkut. Në shekullin e 19 u përdor si aromaterapi për trishtimin tek vajzat.

Categories

Archives