Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vajzat dhe adoleshenca 

Vajzat dhe adoleshenca 

Vajzat dhe adoleshenca 

Një babë i cili hyn shpesh në dhomën e gjumit të vajzës së tij e gjen atë të futur në mendime, duke shikuar në boshllëk në dhomën e saj. Ajo ndoshta edhe nuk e ndien fare prezencën e tij në dhomë. Ai ankohet që ajo (vajza) nuk ia tregon atij sekretet e saja siç ka bërë më përpara.

اfarë ka ndodhur?

Ajo ka hyrë në një fazë të jetës së saj që njihet si adoleshencë, me të gjitha ndryshimet fizike dhe psikologjike që sjell ajo me vete, ndërsa e shpie atë përpara në moshën e rritur.

Pjekuria seksuale mund të jetë njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e një personi. Përfshin hyrjen në një kohë tërësisht të re; ku trupi i një djali përballet me perspektivën për tu bërë burrë dhe vajza përballet me perspektivën për tu bërë një grua, ashtu siç trupi i saj bëhet i aftë për të pasur fëmijë, pra për tu bërë nënë.

Gjatë kësaj kohe ndryshime të dukshme zënë vend në trupin e një vajze. Ajo rritet e gjatë dhe merr cilësitë e një gruaje në zërin e saj, trupin e saj, flokët e saj. I fillojnë menstruacionet. Në fakt menstruacioni është i njëjtë nga të dyja palët, edhe doktorët por edhe dijetarët e ligjit e shohin si shenjë e rëndësishme e pjekurisë seksuale.

ثshtë një ngjarje e madhe për një vajzë të re dhe ajo duhet ta festojë një gjë të tillë. Ajo ka hyrë në moshën e të rritur, në moshën e përgjegjësisë. Allahu i lartësuar thotë:” ….(Ne e bëmë atë të rritet) pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirtë). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!”[el-Muminun :14]

Kjo ngjarje duhet të shikohet si një kohë e bukur e jetës, plot me gjëra pozitive, premtime dhe gëzime, një kohë ose një rilindje, ku një vajzë mund të shohë brenda vetes së saj shenjat e fuqisë krijuese të Allahut në veprim.

ثshtë urtësia e Allahut te lartësuar, sesi Ai na krijoi ne. Allahu I lartwsuar thotë: “O ti njeri, po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë? I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!” [el-Infitar : 6-8]

“Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur”.[et-Tin : 4]

Allahu ka krijuar çdo gjë në mënyrën më të bukur. Pjekuria dhe mentruacioni janë pjesë të asaj që Allahu ka krijuar dhe ka caktuar për robërit e Tij.

Probleme serioze mund të dalin nga trajtimit i menstruacioneve si të ishte ajo diçka e turpshme dhe dështimi për ta diskutuar ate me gratë e reja. Kjo shpie shumë gra që të kenë keqkuptime rreth ligjit Islam, shumë prej të cilave janë të pabaza:

• Disa gra besojnë që për ata nuk janë të lejuara të përdorur parfum, të ndryshojnë rrobat e tyre, të lajnë flokët e tyre ose të veshin rrobat, ndërsa janë në ciklin e mentruacionit.

• Disa gra besojnë që është e palejueshme për një grua me menstruacione, të bëjë një kontratë martesore.

Ndjenjat e turpit rreth menstruacionit mund të çojnë në dhunimin e ligjit Islam:

• Ka gra të cilat vazhdojnë faljet e tyre formale ndërsa janë në periudhën e menstruacionit ose nga injoranca ose nga turpi. Megjithëse është një çështje konsensusi në ligjin Islam, që një grua me menstruacione as nuk falet dhe as nuk agjëron.

• Shumë gra kryejnë tavafin e tyre gjatë haxhit ndërsa janë në menstruacione dhe pastaj pyesin se çfarë duhet të bëjnë rreth tij. Ndjenja e turpit të vajzës përpara babait të saj, vëllait të saj, ose anëtarëve të tjerë të familjes, e ka bërë atë për të kryer tavaf në atë gjëndje.

• Një mësuese e shkollës së mesme njëherë kishte thënë: ”Unë u fala me vajzat për një muaj të tërë, pa munguar askush nga nxënësit në asnjë nga faljet e tyre”. ثshtë e pamundur që asnjë vajzë në një klasë të tërë të mos ketë patur periudhat e saj gjatë atij muaji. Ata janë falur nga turpi.

Kjo sjellë probleme të tjera:

• Një vajzë e re mund të fsheh faktin që ajo është në periudhën e menstruacioneve nga familja e saj, duke i shkaktuar kjo gjë asaj të vuaj vështirësi serioze dhe shqetësime psikologjike.

• Një vajzë e re mund të vuajë nga një kompleks serioz psikologjik kur ajo përjeton periudhën e saj të parë në një moshë të re dhe i tregon nënës për të, e nëna çfarë bën, kthehet nga ajo dhe i bërtet asaj: ”Si mund të kesh periudhën tani! Ti je ende e vogël !”…..Sikur vajza të kishte në dorë një zgjedhje se kur do t’i kishte periudhat.

• Në një shkollë vajzash, një nxënëse e klasës së gjashtë ka qëndruar jashtë laboratorit duke qarë. Mësuesja e saj e bën atë të hyjë më vrap në klasë. Vajza e shkretë hyn në klasë, lotët duke i rënë poshtë nga fytyra e saj dhe uniforma e shkollës së saj fillon e bëhet më shumë e më shumë e lagësht. Mësuesi në këtë pikë bëhet nervoz dhe e trajton atë në mënyrë të vrazhdët. Ajo harron se është puna e saj për t’i treguar vajzës mbështetje dhe t’i mësojë asaj çfarë ajo ka nevojë të dijë.

• Menstruacioni mund të jetë një eksperiencë shumë e frikshme për një vajzë e cila nuk kupton se çfarë është duke ndodhur.

Të kuptuarit e këtyre çështjeve është tepër i rëndësishëm në Islam. Një vajzë ka nevojë të dijë të drejtat dhe përgjegjësitë e saja. (Tani) Ajo ka nevojë të dijë sesi të kryej faljet, agjërimin, haxhin, sesi ta mbajë Kur’anin dhe shumë çështje të tjera.

ثshtë vërtetë e rëndësishme që ajo të kuptojë çfarë është duke ndodhur me të për hir të shëndetit të saj. Gjithashtu ajo ka nevojë të mësojë sesi të jetojë me periudhat e saja mujore të cilat kanë efekt në trupin e saj, po ashtu gjëndja e saj mendore dhe emocionale.

Ne mund të shohim sesa e rëndësishme është të kuptuarit të drejtë të kësaj çështjeje nga ana fetare dhe ajo mjekësore.

Ndryshimet fizike në një vajzë të re kur ajo arrin pjekurinë seksuale shoqërohen nga ndryshime në mendjen dhe personalitetin e saj.

Ajo fillon të ndjejë një dëshirë të fortë për të treguar identitetin e saj. Ajo mund gjithashtu të shfaq rebelim. Në këtë kohë, ajo mund gjithashtu fillojë të tregojë një interes për djemtë dhe mund të dëshirojë të hyjë në marrëdhënie me ta, ose në mënyrë direkte ose indirekte.

Duke vepruar në këtë mënyrë, vajza adoleshente është duke u përpjekur t’i dërgojë nënës së saj mesazhin e mëposhtëm: ”unë jam një grua tani. Unë jam një individ. Unë nuk jam më një fëmijë i vogël, që ti e ke trajtuar si të tillë.”

Vajzat në këtë moshë kanë nevoja:

Së pari, ata kanë nevojë që prindërit dhe mësuesit e tyre të jenë shembuj të mirë. Në këtë moshë, ata janë veçanërisht të ndjeshëm për të parë çdo gjë negative, si për shembull njerëzit që nuk praktikojnë atë që flasin.

Një shembull i mirë është i një mësueses e cila i jep një ligjëratë klasës së saj sesi ato nuk duhet të lejojnë veten e tyre të jipen pas muzikës ose të bëhen të dhënura ndaj saj. Ndërsa ajo është duke ligjëruar, një celular fillon të bjerë dhe zilja është një nga meloditë popullore, të njohura nga secili në klasë. Mësuesja e hap çantën e saj, e merr telefonin e saj dhe i përgjigjet telefonatës…

Gjëja e dytë që ata kanë nevojë është një marrëdhënie miqësore me nënat e tyre. Një nënë nuk duhet thjeshtë të imponojë çdo gjë që ajo dëshiron tek vajza e saj. Ndryshe nga kjo, ajo duhet ta shoqërojë atë dhe t’i tregojë asaj rrugën. Ajo nuk duhet ta trajtojë më vajzën e saj në të njëjtën mënyrë që ajo ka bërë kur ajo ka qenë e vogël. Kjo përfshin këtu trajtimin e shkollimit të vajzës, rrobat të saja, oraret e saj të përditshme, shoqet e saja, marrëdhëniet e saja ose madje edhe gabimet e saja dhe ajo ka mundësi të bëjë gabime në këtë moshë.

Një nënë duhet të tregojë kujdes shumë të veçantë dhe sensibilitet në mënyrën sesi e trajton vajzën e saj. Ajo duhet të përpiqet ta bind atë sesa t’ia imponojë vullnetin e saj mbi të. Vajza e saj nuk duhet të dëgjojë fjalët: ”Ti je ende një fëmijë….ti je ende e vogël”.

Gjëja e tretë që vajzat adoleshente kanë nevojë të nihen si individ të rritur. Ata kanë nevojë të trajtohen si individ në të drejtat e tyre, arritjet e të cilëve dhe pikat e mira janë të dukshme. Ata kanë nevojë t’i tregohet respekt për atë se çfarë janë. Shqetësimet e tyre personale, po ashtu kanë nevojë dhe të respektohen .

Së katërti, ata kanë nevojë për mbikqyrje inteligjente dhe të kujdesshme. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur një ndryshim shihet në personalitetin e vajzës; për shembull nëse ajo shkon nga të qenurit strikte në praktikimin e fesë së saj në moskokëqarje ose lënje të detyrave të saja fetare. Lloje të ndryshme vajzash që ajo i ka mbajtur si shoqe ndryshojnë, ose nëse ajo papritur bëhet e ndikuar nga telefoni, ose nëse ajo fillon të shpenzojë orë të tëra të gjata vetëm në dhomën e saj.

Shoqet e një vajze adoleshente dhe ndërveprimi i saj me to mund të sjellë shumë konsekuenca të padëshirueshme nëse prindërit e saj janë të pakujdesshëm dhe të pavëmendshëm.

Së pesti, gabimet e një vajze adoleshente duhet të trajtohen me urtësi dhe prioritet. Ajo nuk duhet të bëhet subjekt i degradimit, rrahjeve dhe egërsisë ekstreme. Një vajzë adoleshente mund të bie në një numër serioz gabimesh.

Ajo mund të përpiqet të rebelohet kundër standarteve të familjes së saj dhe të tregojë individualitetin e saj ose ajo mund të përpiqet të imitojë dikënd tjetër.

Një vajzë e re tetëmbëdhejtë vjeçare në një kolegj të farmacisë, foli rreth eksperiencës së adoleshencës së saj dhe pranoi sesi ajo e ka ndier nevojën për të qenë e lirë, “për të thyer zingjirët” që familja e saj ia kishte imponuar. Ajo kishte dashur të ishte e aftë të dilte jashtë shtëpisë pa lejen e prindërve të saj dhe ajo nuk kishte dashur t’i tregonte atyre se kur të vinte në shtëpi.

Duke shikuar mbrapa rreth të kaluarës së saj ajo tha: ”Unë tani e kuptoj që dëshira ime për liri jomartesore ishte një çmenduri. Një vajzë e re në atë moshë të jetës së saj ose një djalë i ri – nuk dinë se çfarë është e dobishme dhe çfarë është e dëmshme. Ajo nuk e di sesi të sillet megjithëse ajo mund të ndihet me zemër të thyer, dëshirën për të zbuluar botën rreth saj pa dëgjuar dëshirën e askujt, ose të mos ishte subjekt i mbikëqyerjes së tyre”.

Megjithatë, kjo vajzë e re arriti të mbijetojë vitet e saja të adoleshencës e padëmtuar. Përsa i përket nënës së saj, ajo tha këtë: ”Ne nuk kemi patur një atmosferë detyrimi ose dominimi në shtëpinë tonë. Vendimet e familjes sonë ishin të bazuara mbi konsultime të përbashkëta, madje edhe modelimi i shtëpisë, zgjedhja e shkollave, ku të shkojnë gjatë verës, buxhetin familiar dhe sesi të merremi vesh me fqinjët dhe në të gjitha këto vendime ne i lejonim vajzave tona të merrnin pjesë. Ne i kemi dëgjuar pikëpamjet e tyre”.

Këshillimi i jep një vajze adoleshente një sens të rëndësisë së saj. I jep asaj një shans për të zhvilluar aftësitë e saj arsyetuese dhe i mëson asaj aftësitë sesi të marrë në konsideratë konsekuecat e ardhshme kur të dëshirojë të marrë vendime dhe sesi ti vendosë prioritetet e saja. Pjesëmarrja e saj në familje për vendim marrjet është një pjesë e rëndësishme e edukimit të saj.

Allahu i thotë të Dërguarit të Tij: ”….ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten”.[Ali Imran: 159]

Prindërit mund të nxjerrin dy përfundime nga ky verset i Kur’anit famëlartë:

I. Mirësjellja dhe këndëshmëria – jo vrazhdësia, dhuna dhe egërsia – janë rrugët më të mira për të sjellur me vajzat tona, veçanërisht gjatë viteve të adoleshencës së saj.

II. Vajzat tona duhet të konsultohen dhe jovetëm në çështjet që i shqetësojnë ato personalisht, por edhe në vendimet e përgjithshme të familjes.

Nga vetë eksperienca ime dhe nga krahasimi i asaj se çfarë unë kam parë në shumë familje është se, kam vërejtur që familjet që gëzojnë paqe dhe qetësi vetëm se përdorin këndshmëri në marrëdhëniet e tyre me fëmijët që ato kanë. Këto fëmijë janë më të prirur të jenë të drejtë dhe të mirë dhe kanë më pak mundësi të ç’udhëzohen. Përkundër kësaj, familjet që mbajnë një atmosferë të ashpër dhe të rreptë që përpiqen të imponojnë vullnetin e tyre mbi fëmijët e tyre, fëmijët e tyre gjejnë mënyra sesi t’i ikin dhe në mënyrë sekrete bëjnë gjitha llojet e gjërave mbrapa shpindës së prindërve të tyre.

Categories

Archives