Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit

vaj ulliri

Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëmadh thotë: “Ai është që lëshoi nga lart shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmat, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t’i vjelë). Edhe kopshtije me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra, frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.”

Ebu Hurejre radijallahu anhu na përcjell, se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Përdorni vajin e ullirit si ushqim dhe melhem, sepse ai nxirret nga druri i bekuar”.

Alaudin ibën Nefis, një mjek që ka jetuar në fillim të shekullit XII në librin e tij të njohur me titull “Muxhez ul Kanun”, për vajin e ullirit thekson: “Nëse flokët lyhen me vaj ulliri forcohet rrënja e qimeve dhe parandalohen thinjat e parakohshme. Kokrrat e ullirit forcojnë organizmin e njeriut. Lëngu i njelmët i ullirit të konservuar është shumë efikas kundër stomatitit aftoz dhe forcon mishin e dhëmbëve. Gjethi i ullirit është tejet efikas kundër anthraxit-urtices dhe inflamimeve të lëkurës. Parandalon të djersiturit e tepërt dhe shëron me sukses panarciumin (infeksionet bakteriale të gishtërinjve). Pra, po të mendojmë për mënyrën e ushqimit tonë, e kuptojmë sa është e rëndësishme vetëm njëri prej ushqimeve tona, të cilit deri tani nuk i kemi kushtuar ndoshta kujdesin e duhur. Njohja më e mirë është të mendojmë, duke falënderuar për mirësitë e Allahut të Madhërishëm që i ka dhuruar njeriut.

Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëmadh thotë:

“Dhe Ai ju dha gjithë atë që i kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Vaji i hudhrës dhe dobitë shëndetesore !
Tags:

Categories

Archives