Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vaji koprës



Vaji koprës

Vaji koprës

Vaji eterik i kësaj bime është shumë i përshtatshëm për qetësimin e dhimbjeve në lukth, si dhe për mjekimin e mukozës së traktit të jashtëqitjes. Për mjekimin e këtyre sëmundjeve këshillohet 2 deri në 5 pika vaj pas çdo vakti. Marrja e vajit nuk duhet të zgjasë më tepër se dy javë.

Bima e koprës, përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatime, ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e shëndetit. Në mjekësinë popullore bima e koprës njihet qindra vjet më parë. Çaji i përftuar ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të organizmit nga helmet përmes urinimit.

Çaji i koprës ndihmon edhe ata që vuajnë nga anemia, apo siç i thonë ndryshe, pagjakësia. Me sukses përdoret kjo bimë edhe kundër kollës, apo edhe për të larguar gripin, sidomos kur ai shoqërohet me bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Këshillohet që gjatë kësaj kohe lëngu të pihet esëll në mëngjes dhe i ëmbëlsuar me mjaltë. Mjaft pozitive është kjo bimë kur përdoret te foshnjat e sapolindura.





Ajo jepet në formë çaji për pengimin e dhimbjeve dhe shtrëngimeve, të cilat e shoqërojnë foshnjën në muajt e parë të lindjes. Përdorimi i çajit të koprës është shumë i përshtatshëm edhe për nënat lehona, që nuk kanë sasinë e duhur të qumështit, gjithashtu ndikon pozitivisht edhe në shëndetin e foshnjës. Me përdorimin e këtij çaji bëhet pastrimi dhe rigjenerimi i mëlçisë. Bima ndihmon mjaft në qarkullimin sa më të mirë të gjakut në organizëm.

Gjithashtu, çaji i përgatitur nga bima ndihmon në tretjen e ushqimit. Prandaj këshillohet në rastet kur keni probleme me tretjen apo edhe kur e keni abuzuar me sasinë e ushqimit, nevojitet një gotë me çaj kopre dhe do ta ndieni veten shumë më të lehtësuar. Çaji gjithashtu ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve stomakut. Bima e koprës kryesisht përdoret si infuz, çaj, apo si tinkturë.