Friday, 20/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vaji i ulliritit (zejt,zejtun)


Vaji i ulliritit (zejt,zejtun)


vaj zejtun
Druri i ullirit është bekuar në Kur’an,kurse dega e ullirit simbolizon Paqen.Vaji i ullirit nxirret nga frutat e pjekur të drurit të ullirit të familjes Oleacea.Qender e kultivimit të tyre është bazeni i Mediteranit që shkon nëpër Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore. Ku gjithashtu eshte në vendet e Afrikës Veriore,si: Marok dhe Tunis.

Ebu Hurejre,r,a,ka shënuar se i Dërguari i All-llahut,s,a,v,s,ka thënë: ”Përdorni vajin e ullirit si ushqim dhe melhem,sepse ai nxirret nga druri i bekuar”. Vaji i ullirit është i nxehtë dhe përmban lagështin e shkallës së parë. Cilësia e vajit varet nga cilësia e ullinjve kur të shtypen. Vaji më i mirë nxirret nga ullinjtë e pjekur plotësisht,por kur të nxirret nga ullinjtë e papjekur mirë japin vaj që ka cilësi ndërmjet këtyre dyve që u përmendën,kurse vaji i nxjerrë nga ullinjt e zij e siguron temperaturë dhe lagështi mesatare.

Pirja e vajit të ullirit përdoret në shërimin e helmimit me ushqime,i vë në lëvizje zorrët dhe i nxjerr jashtë bubat (glistrat) e zorrëve. Sa më i vjetër të jetë vaji,ka temparaturë në shkall më të lartë dhe efektshmëri më të madhe në zbërthimin e substancave.Përpos metodës së shtypjes,vaji i ullirit mund të nxirret edhe me anë të procesit ë ndarjes së ujit (dehidrogjenizimi) dhe në atë rast natyra e tij është më pak e nxehtë, më e butë dhe është me efikase.Të gjitha llojet e vajrave e zbusin lëkurën dhe e ngadalësojnë procesin e zbardhjes së flokëve (thnijat).

Uji i kripur i ullinjve të mbetur përdoret në raste të djegies së lëkurës,e pengon krijimin e flluskave(fshikave)në lëkurë,forcon mishin e dhëmbëve dhe është i mirë për për pezmatimet herpetike dhe për disa gjendje alergjike të lëkurës(Urticaria),Gjethet e ullirit përdoren në sëmundjet infektive,duke përfshirë pezmatimet lokale të lëkurës që shoqërohen me skuqje lëkure,ekcamin dhe të thatë që shkaktohen nga kafshimi i brejtësve të ndryshëm.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kripa (Milh)

Përtypja e këtyre gjetheve përdoret në shërimin e pezmatimeve kërpudhore në gojë(Aphtabous stomatits) ose në buzë dhe përdoret edhe në shërimin e të thatëve të thelluar,të kruarjes së përgjithshme dhe pezmatimit të lëkurës(cnidosis),njësoj si edhe në kontrollin e djersitjes së tepërt.

image_pdf

Categories

Archives