Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vaji i ullirit zvogëlon rrezikun për infarkt


Vaji i ullirit zvogëlon rrezikun për infarkt


 

Vaji i ullirit zvogëlon rrezikun për infarkt

“Pasha fikun dhe ullirin!” [Et-Tinë, 1]

“Përdorni vajin e ullirit dhe lyjuni me të, sepse ai fitohet prej `një druri të bekuar`(Hadith)

Vaji i ullirit është i pasur me antioksidues dhe me thartira yndyrore omega 6, të cilat parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet tjera kronike

Njerëzit që rregullisht përdorin vajin e ullirit në menynë e tyre, qoftë në gjella, apo në sallata, janë për 41% më pak të rrezikuar nga infarkti, ka zbuluar studimi i Institutit për shëndet dhe studime mjekësore në Bordeux, i bërë në 8.000 njerëz.

Mënyra mesdhetare e të ushqyerit gati krejtësisht bazohet në vajin e ullirit dhe përdoret në vendet si Itali, Greqi, Spanjë dhe Francë.

Përdorimi i tij u preferohet sidomos njerëzve të moshuar.

Infarkti është njëri ndër shkaqet më të shpeshta të vdekjes, kurse vaji i ullirit paraqet një mënyrë të thjeshtë dhe të lirë për parandalimin e infarktit – ka thënë udhëheqësja e studimit, Cecilia Samieri.

Se sa i shëndetshëm është vaji i ullirit, tregon numri më i madh i infarkteve në vendet që përdorin ushqime me yndyra shtazore dhe të ngopura, sikur që është Britania e Madhe, thonë kërkuesit shkencorë.

Vaji i ullirit është i pasur me thartira yndyrore omega 6.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Uji (Ma`) në këndvështrim Islam

Categories

Archives