Wednesday, 17/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vaji i ullirit me ngjyre, arome dhe ere specifik



Vaji i ullirit me ngjyre, arome dhe ere specifik

Vaji i ullirit perdoret gjeresisht per vlerat e larta dietike dhe mjekesore.

Vaji i ullirit me ngjyre, arome dhe ere specifike, ne te cilen jane te ruajtur vitaminat me rendesi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantet, posedon nje rol te madh.

Per cdo pike te vajit te ullirit i marrim mbi 30 perberes, te cilet na mbrojne nga semundjet e zemres, mplakja e hershme dhe shume semundje tjera.

Ai permban acide yndyrore te pangopura, me se tepermi acidit oleinik, i cili permban 55-83 per qind te acideve yndyrore te pergjithshme, te cilet ne menyre pozitive veprojne ne metabolizmin e yndyrave ne melci, rregullojne kolesterolin e mbrojne zemren, gje qe pakeson mundesine e prekjes nga semundjet e ngurtesimit te eneve te gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojne tensionin e gjakut. Per kete, vaji i ullirit nuk duhet t’i mungoje dietes suaj ditore.

Vaji i ullirit tretet mire dhe rekomandohet per semundjet e melcise, eshte qetesues dhe pakeson dhembjet.





Ndihmon ne nxjerrjen e gureve te fshikezes se temthit. Edhe ne krizat e veshkave, vaji i ullirit qeteson dhembjet dhe lehteson renien e gureve nga veshkat.

Ne mjaft raste ka dhene rezultate te mira kunder ulceres se stomakut.