Wednesday, 17/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vaji i ullirit është shërues



Vaji i ullirit është shërues

Ulliri është përmendur në Kur’an nga i Lartësuari në këto ajete: “Pasha fikun dhe ullirin! Dhe (kodrën) Turi Sina-en! Dhe këtë qytet të sigurisë! Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. Pastaj e zbritëm atë në më të ulëtin e të ultëve. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë. E pas gjithë kësaj, ç’të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)? A nuk është All-llahu më i urti i gjykuesve?” (Tin: 1-8)
Omeri, radijallahu anhu, rrëfen se Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Ushqehuni me vajin e ullirit dhe lyhuni me të, pasi ai është nga një pemë e bekuar.” (Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe të tjerë, hadithi është i saktë)

Ulliri njihet prej kohëve më të lashta. Gjatë gërmimeve në Egjiptin e lashtë janë gjetur edhe qypa të mbushur me vaj ulliri. Kjo pemë gjendet me shumicë në Azi të Vogël, Palestinë, Afrikë Veriore dhe në vendet e Mesdheut, si Greqia, Spanja, Italia etj., por ajo rritet edhe në Amerikën Latine dhe në Australi.

Vaji i ullirit ka zënë vend edhe në Govt Pharmacopeia të SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe. Këto dy vende i kanë dhënë rëndësi të madhe vajit të ullirit për trajtimin e disa sëmundjeve dhe kanë caktuar parametra standardë për të vlerësuar pastërtinë e vajit. Disa varietete qëndrojnë të pandryshuara për mijëra vjet dhe e ruajnë efektin e tyre terapeutik.
Me gjithë rëndësinë që i ka dhënë Ku’rani i Shenjtë dhe Profeti alejhi selam, shkencëtarët nuk kanë punuar aq sa duhet për të gjetur efikasitetin e vajit të ullirit për sëmundje të tjera përveç hemorroideve, çarjeve anale, sëmundjeve të lëkurës, pleuritit dhe lebrës, të cilat janë përshkruar më herët nga Profeti alejhi selam, i cili na ka thënë se vaji i ullirit përmban shërim për shtatëdhjetë sëmundje.

Sipas Ibn Kajimit, vaji i ullirit me ngjyrë si të kuqe është më i mirë se ai me ngjyrë të zezë. Ky lloj vaji është gjallërues, i jep shkëlqim fytyrës, siguron mbrojtje kundër helmimeve, rregullon procesin tretës, nxjerr jashtë parazitët e zorrëve, i bën flokët të shkëlqyeshëm dhe minimizon problemet e lidhura me vjetërsimin e njeriut. Aplikimi i vajit të ullirit në kokë është shumë efikas kundër zbokthit. Vaji i ullirit rrit flokët dhe ndërpret rënien e flokëve.

Aplikimi i vajit të ullirit në sy lehtëson inflamacionet. Masazhimi i trupit me vaj ulliri i jep gjallëri muskujve dhe organeve si dhe ul dhimbjen muskulore. Vaji i ullirit lehtëson shiatikun dhe artritin. Kremi ose pomada e përgatitur nga vaji i ullirit është agjent shumë shërues. Ai shëron sinusin dhe fistulin shumë shpejt. 25 ml vaj ulliri i përzier me 250 ml ujë, nëse pihen janë shumë efikas kundër kapsllëkut kronik. Ai gjithashtu largon gurët në veshka.
Në dritën e kërkimeve shkencore të bëra në SHBA dhe në Angli, është arritur në përfundimin se vaji i ullirit është një dietë e mirë ushqyese gjatë sëmundjeve të veshkave. Vaji i ullirit kur kombinohet me ilaçe të tjera sipas mjekësisë profetike është një shërues i mirë për ekzemën. Vaji i ullirit u jepet të sëmurëve edhe për disa sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes dhe është parë se përdoruesit e zakonshëm të vajit të ullirit janë më pak të prekur nga e ftohura e zakonshme dhe pneumonia.





Përktheu nga anglishtja: Eglantina Muça

Shkruar nga Dr. M. Laik Ali Khan