Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vaji i peshkut dhe sojës, të bëjnë mirë për zemrën

Vaji i peshkut dhe sojës, të bëjnë mirë për zemrën

9k=(2)

Vaji i peshkut dhe sojës, të bëjnë mirë për zemrën

Nivelet e acideve yndyrore omega-3 ndikojnë në uljen e rrezikut për vdekjet e papritura. Gjithsesi, mekanizmat kardiovaskulare mbrojtëse të omega-3 ende nuk njihen. Një studim i ditëve të fundit ka arritur të vlerësojë ndryshimet në frekuencën kardiake (HRV), një masë e funksioneve anatomike kardiake, te një grup të moshuarish.

Këtyre personave u është lënë si detyrë të marrin çdo ditë doza të larta acidet yndyrore omega-3 me origjinë detare (vaj peshku); ose një dozë më e ulët e përditshme e këtyre acideve me origjinë bimore (vaji i sojës).

Studimi ka zgjatur për një periudhë prej 6 muajsh. Nga analizimi i të dhënave është vënë re se parametrat dominues të frekuencës dhe kohës së HRV, janë shtuar në mënyrë të ndjeshme gjatë periudhës së trajtimit me acide yndyrore si me vaj peshku, ashtu dhe me vaj soje.

Në modelin e regresionit pas shtimit të moshës dhe frekuencës kardiake, vetëm vaji i peshkut ka shkaktuar një ndryshim të ndjeshëm te personat me frekuencë të lartë dhe të ulët, si dhe devijim të standarteve të intervaleve RR normal (SDNN), ndërkohë që vetëm SDNN është shtuar ndjeshëm në grupin që ka përdorur vaj soje.

Sipas autorëve të studimit, marrja ditore e vajit të peshkut dhe atij të sojës, mund të ndikojë në uljen e rrezikut për t’u përballur me probleme kardiovaskulare, si p.sh.: aritmitë dhe vdekjet e papritura për shkaqe kardiake, sidomos te personat që nuk vuajnë nga pathologji të sistemit kardiovaskular.

Njëkohësisht studiuesit kanë zbuluar se te personat që përdornin vaj peshku, është arritur një shtim i frekuencës kardiake që pas javës së dytë të trajtimit.

Categories

Archives