Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vaji i lajthisë dhe frutat e lajthise

Vaji i lajthisë dhe frutat e lajthise
Vaji i lajthisë
Frutat e lajthisë përmbajnë rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve. Për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë. Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve. Vaji i lajthive është i shkëlqyeshëm edhe për t’i dhënë volum flokëve. Nëse keni flokë të hollë e të drejtë, përdoreni vajin e lajthive gjatë shampos, përpara shpëlarjes përfundimtare të flokëve. Thani flokët me tharëse dhe përdorni një krehër cilindër për të ngritur lart flokët gjatë kohës që i thani. Rezultati do të jetë: flokë voluminozë, të aftë të mbajnë më gjatë krehjen që do të bëni mbi flokët tuaj.
Thelbi i saj është i pasur në kripëra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj. Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve; për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë. Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve. Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe rekomandohen për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë me barrë. Nuk këshillohet përdorimi i lajthive për ata që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me vështirësi e ushqimit dhe me dhimbje të aparatit tretës.) Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës). Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhimbjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë, meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike.

Categories

Archives