Saturday, 16/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vaji i hudhrës dhe dobitë shëndetesore !

Vaji i hudhrës dhe dobitë shëndetesore !

 

  • Vaji i hudhrës dhe dobitë shëndetesore !

Vaji i hudhrës është i domosdoshëm të kombinohet me vajin e peshkut sepse bën përshtatjen e natyrshme të vajit të peshkut në shëndetin e çdo personi.
Vaji i hudhrës ndihmon në mbajtjen larg të arteriosklerozës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

Ai mbron enët e gjakut dhe zemrën, kontribuon në tensionin normal të gjakut, duke e mbajtur atë në kufirine normales, normalizon kufirin e kolesterolit në gjak, mbron muret e enëve të gjakut, pengon formimin e topthave të gjakut dhe gëlqerimin e enëve të gjakut, nxit dhe e rrit qarkullimin e gjakut në organizëm.

Vaji i hudhrës është antibakterologjik, ai përdoret kundër herpesve në zorrë, kundër parazitëve, zhduk parazitët në zorrë si tenia, oksiuret dhe askaridet. Ai forcon tretjen dhe përtërin florën e zorrëve.
Vaji i hudhrës ndihmon kunder ngërçeve te stomakut, nxit marrjen oksigjenit nga organizmi, ndihmon punën e mëlçisë dhe organeve endokrine, rrit imunitetin e organizmit dhe është shumë i preferueshëm që të merret gjatë stinës së dimrit.

Vaji i hudhrës këshillohet të merret në masë mbi moshën 50 vjeç, sepse kontribuon në mbajtjen e vitalitetit dhe shëndetit në përgjithësi të organizmit.

Personat diabetikë duhet ta përdorin patjetër këtë vaj, sepse ndihmon shumë deri te diabeti i tipit 2.
Hudhra në formën e vajit ose pluhurit ka një lloj mbështjellëse të veçantë që i reziston lëngut të stomakut. Kjo mbështjellëse shkrihet vetëm në zorrën e hollë, e cila më vonë e absorbon dhe ndikon në pengimin e erës jo të këndshme gjatë frymëmarrjes dhe djersitjes.
Vajin e hudhrës mundë ta gjeni edhe në formë të kapsulave vajore /PK/.

Tags:

Categories

Archives