Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Vaj rozmarine


Vaj rozmarine


vaj rozmarine
Përmbledhje:
Përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe është e dobishme për sëmundjen e Alzheimerit (demenca senile), në rastet e stresit, largon dhimbjen e kokës dhe nëse përdoret nga jashtë është e dobishme për largimin e mbingarkesës dhe për lëkurën.

Vendrritja:
Rozmarina është e përhapur në vendet mesdhetare dhe skajet e saj të lulëzuara përdoren për të përftuar vajin aromatik duke e pikuar mbi avull.

Aroma:
Tërheqëse dhe freskuese.

Përbërësit kryesorë:
Lëndë të hidhura, pinene, kamfur (Cinnamomum camphora), comphene, bornyl acetate, lëndë sapunoze dhe rrëshirë.

Përdorimi:

Veçoritë mjekuese:

– Lufton bakteriet, lehtëson barkun, nxit qarkullimin e gjakut dhe tretjen, vepron si një lëndë që kontrollon dhe lufton mpiksjen e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e tij në tru. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e helmimit të mëlçisë dhe posedon disa veçori antikancerogjene. Ka efekte në shërimin e dhimbjes së kokës, në mjekimin e uljes dhe ngritjes së tensionit, si dhe në mjekimin e konfuzioneve në qarkullimin e gjakut dhe kontraksioneve menstruale.

– Mjekon debulesën, migrenën, astmën dhe cermën.

– Fërkimi i trupit me vajin e rozmarinës e bën atë më të fortë dhe më aktiv pas lodhjes dhe largon dhimbjen e kofshëve.

– Shërben si zgjues dhe dizifektant.

– Anti-reumatizëm.

– Zbrazës i verdhëzës.

– Rregullator i ciklit menstrual.

– Shërues i plagëve.

– Shërben kundër dhembjeve dhe fungaleve.

– Aromatik kundër aromave të këqija.

– Dizifektant dhe tretës.

– Kur pihet si lëng i ngrohtë largon dhimbjen e kokës.

– Këshillohet që të përdoret për kujdesin ndaj flokëve dhe lëkurës.

Doza:

Lyerja e jashtme ose e brendshme ka nevojë për një lugë të vogël pasi të forcohet më parë me vajin e ullirit./produktenatyrale/.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Vaji i limonit (citrus limonus)

Categories

Archives