Sunday, 19/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

VAJ GINSENGU



VAJ GINSENGU

VAJ GINSENGU

Në Kinë, Kore dhe Japoni xhinsengu konsiderohet si një nga bimët më të mira që aktivizojnë shëndetin, sidomos për të moshuarit, sepse ai përdoret për mjekimin e debulesës që shoqëron zakonisht njerëzit e thyer në moshë, siç është dembelizmi, aktiviteti i dobët seksual, acarimi i kyçeve, plakja, probleme të ndryshme të moshës së thyer, humbja e dëshirës seksuale. Për këtë arsye ata e quajnë këtë bimë me emrin “bima e përjetësisë”.

Struktura përbërëse: Lënda kryesore përbërëse janë ginsenoside, vitaminat, kalcium, kamfur, eleutheroside, hekur, mukus, rrëshirë, sapuninë, amidon, vitamina A, B, B12 etj.

Përdorimi:
– Nëse konsumohet në doza të larta, e ul tensionin.
– Nëse përdoret në doza të vogla, e ngre tensionin.
– Është i dobishëm kundër lodhjes trupore dhe mendore dhe shërben si forcues i përgjithshëm.
– Forcon gjendrat mbiveshkore dhe gonade, aktivizon sistemin imunitar, funksionet e mushkërive dhe shton oreksin.
– Është i dobishëm për të sëmurët me diabet, ata që vuajnë nga steriliteti, për ata që vuajnë nga mungesa e fuqisë dhe depresioni.
– Gjithashtu është i dobishëm kur hiqet dorë nga varësia prej diçkaje, mbron nga dëmet e rrezeve dhe sportistët e përdorin për forcimin e trupit. Këshilli i ekspertëve gjermanë që vlerëson medikamentet këshillon përdorimin e xhinsengut në këto raste:
– Për përmirësimin e imunitetit (shton rruazat e bardha të gjakut, nxit sekretimin e interferonit që shton rezistencën e trupit ndaj viruseve dhe shton aktivitetin e antitrupave).
– Shton performancën mendore, shton aftësinë për të mësuar, shton të menduarin maksimal dhe përqëndrimin.
– Është i dobishëm për të sëmurët me diabet që marrin insulinë.
– Mbron mëlçinë nga efektet e dëmshme të ilaçeve, alkoolit, nga lëndët helmuese dhe përmirëson funksionet e mëlçisë, shton rezistencën dhe performancën.
– Gjithashtu besohet se xhinsengu i bën rezistencë lodhjes përmes mbështetjes që i jep gjendrës mbiveshkore. Disa kërkues nga Italia, Danimarka dhe Finlanda këshillojnë përdorimin e tij si një ilaç plotësues për të sëmurët me kancer.
– Gjithashtu, ai pakëson prishjen e qelizave që vjen si pasojë e mjekimit me rreze dhe mbron qelizat e shëndosha nga dëmtimi.





Përdorimi: Një lugë të vogël (çaji) nga vaji i Xhinsengut në një gotë qumështi pihet dy herë në ditë, mëngjes dhe mbrëmje pas buke deri në normalizim të plotë të gjendjes.
Vërejtje: Nuk mund të përdoret nga njerëzit që vuajnë nga mungesa e sheqerit në gjak (hipoglicemia) dhe nga tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni).
Vërejtje: Nuk përdoret te gratë shtatëzëna, te fëmijët dhe tek ata që vuajnë nga alergjia





Categories

Archives