Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

USLP në Tiranë shpreh gatishmërinë për ndihmë teknike rreth regjistrimit të gjithë studentët e Luginës

USLP në Tiranë shpreh gatishmërinë për ndihmë teknike rreth regjistrimit të gjithë studentët e Luginës

Të nderuar bashkëqytetar student të ardhshëm të Luginës së Preshevës, regjistrimet për studentët e rinj nga Lugina e Preshevës në Republikën e Shqipërisë, kanë filluar nga data 02 shtator 2013 dhe do të zgjasin deri më 20 shtator 2013.

faliminderit shqiperi
Unioni Studentorë i Luginës së Preshevës në Republikën e Shqipërisë, shpreh gatishmërinë të ndihmoj çdo maturant (nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja) që ka zgjedhur të studiojë në Universitetet e Tiranës, duke e orientuar në kompletimin e dokumenteve (noterizimin e tyre, dërgimin deri në fakultetet përkatës etj).

Siç ka deklaruar për Presheva.com, kryetari i USLP Visar Rexhepi, tashmë janë përcaktuar ekipet e studentëve që do të ndihmojnë studentët e rinj dhe ky aksion mendohet të zhvillohet deri më 10 shtator përkundër, përkundër afatit ekzistues për regjistrim.

Siç ju kemi lajmëruar edhe më herët dokumentet e nevojshme për regjistrim janë:

1 – Fotokopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë, në gjuhën shqipe, të diplomës së Maturës Shtetërore, së bashku me certifikatën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, të vendit ku ka përfunduar shkollën.

2 – Dokument identifikimi (Kartë Identiteti, pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;

3 – 2 fotografi;

4 – Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë të paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. (Mandat arkëtimi tërhiqet në Sekretarinë mësimore përkatëse).
Të gjithë studentëve që iu nevojitet ndihma USLP do të iu dal në ndihmë, duke kontaktuar në telefonin +355693773060 ose ne e – mailin: visar_presheva@hotmail.de
uslp-union@hotmail.com

USLP uron suksese për çdo maturant, në rrugën e zgjedhur drejt dijes!presheva/

Categories

Archives