Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ushtria dhe Vëllazëria mbajnë bisedimet e para


Ushtria dhe Vëllazëria mbajnë bisedimet e para


Komandantët ushtarakë egjiptianë dhe anëtarët e lartë të Vëllazërisë Myslimane zhvilluan një takim të rrallë në Suez, për të siguruar një festë paqësore të Fitër Bajramit.

ushtria dhe vellazeria

Takimi mblodhi Komandantin rajonal të ushtrisë Osama Askar dhe Ahmed Mahmud, sekretarin e Partisë për Liri dhe Drejtësi.

Takimi u mbajt në mëngjesin e sotëm në selinë e Komandës së Armatës, dhe gjatë takimit u diskutuan mënyrat për të qetësuar situatën.

Mahmud tha se takimi preku çështjen e protestuesve të arrestuar gjatë protestave pro-Mursi.

Rajoni kufitar i Suezit ishte skenë e përleshjeve të ashpra mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit Muhamed Mursi.

Ky është takimi i parë që sjellë në një tavolinë zyrtarët ushtarakë dhe anëtarët e Vëllazërisë, që prej përmbysjes së presidentit Muhamed Mursi.

/mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Policia në Egjipt ka sulmuar një konvikt në Universitetin Al-Az’har

Categories

Archives