Friday, 22/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

USHT në kushte të mjerueshme ne Shkup (FOTO)

USHT në kushte të mjerueshme ne Shkup (FOTO)

usht

Objekti i Universitetit Shtetëror të Tetovës ne Shkup, nuk i plotëson as kushtet elementare për zhvillimin e procesit mësimor.

Siç na thanë studentët ashtu edhe ne pamë dhe fotografuam objektin në të cilin së pari tualetet janë jofunksionale e të mos ndalemi tek dritaret dhe kushtet tjera të cilat janë të nevojshme për zhvillim të mësimit.

“Se di se çfarë të ju themi, e shihni edhe vetë, nuk funksionon tualetit nuk hapen dritaret nuk ka ajrosen klasat, verës është shumë vapë, kurse dimrit nuk ka ngrohje”, ankohen studentët.

Përveç këtyre ankesave për kushtet ne morëm informacion se nuk ka edhe vend për zhvillimin e ligjëratave dhe oraret e tyre ndryshojnë pothuajse çdo ditë.

“Ka mungesë të hapësirës, shpesh herë sillem vërdallë  nëpër objekt duke kërkuar klasë në të cilën mund të zhvillojmë mësimin”, thotë D.L, student.

Nga USHT heshtin.

Nga Komuna e Çairit thonë se tani më Qeveria ka ndarë truall prej 20 mije metra katrorë për ndërtimin e një objekti të ri të Studimeve të Disperzuara në Shkup, në kuadër të USHT-së.

“Qeveria ka siguruar truall prej 20 mijë metra katrorë në afërsi të kazermës në Shkup, në të cilën pritet të ndërtohet objekti i ri i USHT-së në kryeqytet”, tha Rami Qerimi, përgjegjës i Sektorit Juridik pranë Komunës së Çairit.

Ndërkaq nga Qeveria nuk arritëm të marrin informacion se kur pritet të fillojnë ndërtimet e këtij objekti dhe sa mjete financiare janë ndarë për të. /Portalb

Një shkrim tjetër i dobishëm  12 vite nga masakra ndaj shqiptarëve, krimineli lartësohet si hero!

Categories

Archives